Erdoan: Shpëtimi i pengjeve, fitore diplomatike e politike

erdoanNë lidhje me shpëtimin e 49 vetëve, personel i Konsullatës së Përgjithshme turke në Mosul, i rrëmbyer në qershor dhe mbajtur peng për 3 muaj nga ISID, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se kjo është “fitorja e negociatave diplomatike e politike”.

Para nisjes për në Nju-Jork për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarë në aeroportin Esenboğa të Ankarasë.

Presidenti Erdoan tha se nuk është bërë ndonjë ‘pazar’ me përmbajtje materiale për sjelljen në Turqi të personelit të konsullatës së Mosulit që mbahej peng nga ISID.

“Operacioni tregon plotësisht aftësinë dhe talentin e shërbimit tonë informativ dhe përbën me të vërtetë një veprim që e bën të nevojshme marrjen e Turqisë në konsideratë në këtë rajon”, cilësoi Presidenti Erdoan.

Por ajo që është e rëndësishme është ribashkimi i 49 shtetasve me atdheun dhe familjet e tyre, nënvizoi Erdoan.

Në OKB do të kem rastin të zhvilloj një takim të gjerësishëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, u shpreh Erdoan, ndërsa theksoi se “Kjo nuk bën pjesë në formatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

Erdoan sqaroi se kërkesa për takim kishte ardhur nga ndihmëspresidenti amerikan Joe Biden. Do të kemi mundësi të realizojmë një takim me përmbajtje të gjerë, cilësoi Presidenti Erdoan.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment