Erdoan në Uells, fillon takimet në kuadër të samitit të NATO-s

erdKonflikti në Ukraine, e ardhmja e Afganistanit dhe sfidat e reja të Aleancës janë në fokus samitit të NATO-s që ka nisur të zhvillohet në Wells të Britanisë së Madhe.

Ka nisur sot samiti i Aleancës së Atlantikut Verior, që po zhvillohet në Uells të Britanisë së Madhe, ku marrin pjesë mbi 60 liderë botërorë.

Në kuadër të këtij samiti 2-ditor, Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdoan e pret një trafik i ngjeshur takimesh me krerë qeverish e shtetesh.

Takimi i parë i Erdoanit në Uells ishte ai me Presidentin e Gjeorgjisë, George Mergelashvili.

Pas kontakteve të tjera, që do të realizojë gjatë ditës së parë të samitit të NATO-s, Presidenti Erdoan do të takohet me të gjithë liderët në darkën zyrtare.

Në fund të darkës zyrtare, që do të shtrohet në Kështjellën e Kardifit, liderët e vendeve anëtare të Aleancës do të fillojnë takimet dyshe.

Përveç Kryeministrit britanik, Deivid Kameron dhe Princit Çarls të Uellsit, Presidenti Erdoan do të ketë takime kokë më kokë me liderë të shumë vendeve.

Ndërsa kontakti më i rëndësishëm i Erdoanit do të jetë padyshim ai me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Gjatë këtij takimi, që Presidenti Erdoan pritet të zhvillojë nesër me Obamën në kuadër të samitit të NATO-s, parashikohet që lideri turk të ngrejë në rend të ditës edhe pretendimet rreth aktiviteteve të përgjimit të shërbimeve sekrete amerikane kundër Turqisë.

Sakaq, takimi me nivel maksimal i Aleancës, i cili po mbahet në zonën e Celtik, në Manor Resort të Nju-Portit, është i pari që zhvillohet pas atij të Çikagos në vitin 2012. Ai është njëherësh samiti i parë i NATO-s në Britaninë e Madhe.

Në çelje të samitit, Kryeministri i Anglisë, Deivid Kameron, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i dhanë mirëseardhjen mbi 60 liderëve botërore pjesëmarrës, ndërsa në vijim nisën punimet, që fillimisht u shoqëruarn me një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen.

Gjatë këtij samiti dyditor (4-5 shtator), liderët botërorë do të diskutojnë mbi çështjet më të rëndësishme të gjeopolitikës botërore dhe luftës antiterror. Në faqen e zyrtare të Aleancës janë rreshtuar 5 prioritetet kryesore, mbi të cilat do të diskutohet përgjatë këtyre dy ditëve.

Ndër pikat më të rëndësishme është konflikti në Ukrainë. Po ashtu, do diskutohet për qëndrimin e NATO-s lidhur me të ardhmen e Aleancës në Afganistan. Gjithashtu, do të diskutohen edhe sfidat e reja të NATO-s, ndërsa pjesë të rëndësishme do të ketë dhe përcaktimi i një politike në mbështetje të forcave të armatosura dhe në fund do të diskutohet mbi të gjitha fortifikimi i strukturave të NATO-s duke unifikuar qëndrimin e të gjithë kombeve, të cilat janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment