Erdoan: Askush s’ka të drejtë ta krahasojë islamin me terrorin

erdoanPresidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha sot në Ankara se kurrë nuk do të pranojë termin “terrorizmi islamik”.

“Turqia është kundër të gjitha llojeve të terrorizmit dhe organizatave terroriste. Ne nuk pranojmë termin terrorizmi islamik. Ne kurrë nuk kemi pranuar dhe kurrë nuk do ta pranojmë këtë”-deklaroi Erdoan.

Erdoan kritikoi agjencitë për vlerësimin e kredive duke thënë se këto agjenci me një raport mbi Turqinë bëjnë përpjekje për “të dëmtuar vendin në planin ekonomik, për deri sa nuk arritën ta dëmtojnë në planin politik.”

Presidenti turk vuri në dukje se është shumë e pamatur dhe e papërgjegjshme që Turqinë ta vendosin në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin duke pretenduar se prej organizatave çfarë do qofshin ato, blen naftë dhe shet armë.

“Vetë fjala “Islam” i ka rrënjët në fjalën “Paqe”. Askush nuk mund ta ndërlidh terrorizmin me fenë e paqes- Islamin. Diçka e tillë në fenë tonë nuk ekziston. Nuk pranojmë përcaktimet terrorizmi sunitë dhe shiitë. Ne jemi anëtarë të një besimi që kundërshton ndarjen. Çdo organizatë që kërcënon jetën e të pafajshmëve për ne është e pa pranuar si gjithë të tjerët. Parimet e Islamit për këtë çështje janë të qarta. Ne jemi anëtarë të besimit që thotë ‘ai që vret një të pafajshëm, është njëlloj si ta vrasë tërë botën’, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi kundër grupeve dhe organizatave të tilla,” tha Erdogan sot në Ankara.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment