Energjia diellore, energjia e së ardhmes

panele dielloreParku i energjisë solare më i madh dhe më i ri në Gjermani, është gjithashtu edhe një laborator diellor në qiell të hapur. Idea është për të përodur të dhëna për të bërë parashikimin sa sa energji do të prodhohet.

Parku i energjisë diellore (KIT) në Karlsruhe, ku më shumë se 100 panele diellore që janë vendosur në mënyrë të çrregullt, duket si puna e një shkencëtari të çmendur. Modulet jane vendosur në kënde dhe pozicione të ndryshme.

Grupi i kërkimit KIT mbledh të dhëna nga 54 kënde të ndryshme në part. Në Gjermani ashtu si në pjesën tjetër të hemisferës veriore, panelet e energjisë diellore drejtohen nga jugu në mënyrë që të mund të prodhojnë sa më shumë energji të jetë e mundur.

Duke rritur sasinë e energjisë së përfituar në këtë mënyrë ishte një rrjedhojë logjike për Gjermaninë që kompanitë të paguanin një çmim më të lartë për të përdorur energjinë diellore. Kështu kompanitë që prodhojnë energji diellore shesin këtë energji dhe përvete blejnë energjinë e rrjetit kombëtar.

Por situata po ndryshon. Çmimi i energjisë diellore ka rënë dhe është rritur kosotoja e energjisë së rrjetit. Prandaj tani prodhuesit e energjisë diellore përdorin energjinë që prodhojnë vetë.

Orientime të reja

Nëse energjia prodhohet atëhere kur duhet më shumë, mund të reduktohet sasia e energjisë në bateri që sistemi ka nevojë.

“Nëse përshembull ju doni të përdorni një ekspres kafeje në mëngjes, nuk është mirë që energjia diellore të jetë prodhuar mbasdite ose në mbrëmje”, thotë Olaf Wollersheim, fizikant dhe drejtues i projektit KIT E-Competence.

“Por nëse keni një panel që drejtohet nga lindja, ju mund të kapni diellin e mëngjesit dhe mund të konsumoni direkt energjinë dillore atëherë kur iu nevojitet.”

Grupi E-Competence ka bërë kërkime në tipe të ndryshme baterish teknologjike. Wollersheim thotë se bateritë prej litiumi janë mundësia më e mirë, duke u bazuar në “kosto dhe performancë” për këtë lloj ruajtje të energjisë.

Kërkuesit mbledhin të dhëna çdo sekondë për secilin nga 102 panelet në parkun e tyre të testimit. Projekti ka filluar që prej korrikut 2014, pra të dhënat sapo kanë filluar të mblidhen. Por në një term afatgjatë shpresohet se shifrat do të tregojnë se kur është momenti që prodhohet më shumë energji dhe në çfarë këndi e drejtimi.Fatkeqësisht për të gjithë ata që duan të përdorin energjinë diellore që prodhojnë vetë, pjesa më e madhe e energjisë prodhohet në mes të ditës kur shumë njerëz nuk janë në shtëpi.

Prandaj në këtë fazë hyn në lojë studimi.

“Ne do të kemi një mjet ku do të shikojmë menjëherë sesa energji prodhohet nga çdo modul”, thotë shkencëtarja e KIT Nina Munzke.

Duke patur të dhëna në kohë reale në kushte reale do tu mundësojë shkencëtarëve të testojnë simulimet dhe të kenë rezultate të sakta se çfarë e bënë më të qendrueshme energjinë diellore.

“Programi juaj duhet të jetë në gjendie të parashikojë se sa energji diellore do të mund të prodhohet gjatë ditës dhe sa nevojitet”, thotë Munzke.

Por ky park i energjisë diellore nuk është thjesht një vend studimi. Energjia e prodhuar shkon në rrjetin e Univeristetit, duke i kuryser rreth 70 000 Euro fatura të energjisë elektrike.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment