Emigrantët: e drejta është e drejtë dhe jo abuzim

EMIGRANTETBeppe Cipolla

Mafia Cpital …. kooperativa ‘glamour’ që po siguron një të ardhme të ndritshme në lëkurën e emigrantëve…. Tregtarët e mishit njerëzor…. shfrytëzuesit social…

Jam i detyruar të shqetësoj edhe njëherë Operan ose më mirë të shqetësoj Xhuzepe Verdin ose “Rigoletto-n” për të thënë: “Kjo ose ajo, për mua janë të barabartë”, sepse disa vite më parë kam ndjesinë se, duke vizituar Komitetin Parlamentar, Shengen shumë qendra për të mirëpritur emigrantët të shpërndarë në të gjithë Italinë, ishte kjo ajo që ndonjë organizatë okulte bënte me përkujdesje të madhe, për të përfituar nga ardhjet e klandestinëve çdo herë që këto qendra zbrazeshin. Në ushtrimin e të drejtës dhe në përmbushjen e detyrës, ekziston edhe mundësia e abuzimit. Një herë njëri më pyeti se për çfarë duhet pushteti nëse nuk abuzon. Unë u përgjigja: “dikush vepron ‘de lucro captando’ (në sulm), dhe disa veprojnë ‘de damno vitando’ (që nuk merr atë që e ka), por duhet përgjigjur gjithmonë me ndërgjegjen tënde edhe nëse ajo është e zezë, duke u përpjekur të kërkosh shërim nga një sëmundje e keqe përmes tentativave të shumta, ndonjëherë absurde ose që të çojnë në efektin e kundërt.

Të kurosh predispozicionin e individit të shfrytëzuar dhe të komercializmit të mishit të njeriut, nuk është vetëm një praktikë barbare por veçanërisht shumë, por shumë e neveritshme. Problemi nuk është që të dënosh ose jo, të ulërasësh ose jo, të shqyesh rrobat e tyre ose jo, por të afirmosh me ose pa fuqinë e atyre që besojnë në të Drejtën dhe jo për përdorimin e emigrantëve, si një mënyrë për të fituar.

Ne e dimë shumë mirë dhe do të ishte më mirë që të gjithë të ishin të vetëdijshëm se cilat janë shifrat që rrotullohen rreth këtij fenomeni të trishtuar. Mjafton të themi se njëqind emigrantë japin një fitim bruto prej 1 milion e 200 mijë Euro, kooperativës sociale që fiton kontratën, e cila me vlerën neto të shpenzimeve  arkëton në tre vjet 1.5 milionë Euro. Kjo nuk është mirëpritje dhe as solidaritet: e gjithë kjo që është thjesht të përfitosh në lëkurën dhe në fatkeqësinë e kaq shumë njerëzve, por edhe të atyre që vërtet besojnë në solidaritet dhe në parimet morale të një shoqërie të bazuar jo vetëm në të drejtën, por edhe në detyrime. Prandaj, Mafia Capital “e mirëpritur në Romë”, rritet. Bëni një udhëtim brenda kësaj çështjeje në Siçili, Kalabri, ose kudo që ju pëlqen dhe tregojeni, bëjeni për dashurinë e njerëzimit dhe për gjërat e mira, për të kuptuar se marrëveshja e madhe e pranimit të emigrantëve dhe romëve është një realitet shqetësues që duhet të skandalizojë të gjitha nivelet dhe se askush nuk duhet të flasë për mafien, në nder të viktimave të saj, por për një shoqëri me kostum të keq që pasqyron krimin më vulgar të organizuar.

Dëgjohen dhe shihen gjëra të tmerrshme të zbatuara nga shumë lobe territoriale të tërthorta, që e bëjnë mirëpritjen një marrëveshje në të gjitha kuptimet. Pritja e organizuar pa kujdes të tepruar, ku entuziazmi i kompanive bamirëse, është një nga më interesantet dhe më fitimprurëset të bizneseve, që ka ekzistuar ndonjëherë. Entuziazmi pa xhelozi ka parë të rriten si kërpudha, shoqëri kooperative, iniciativa të dedikuara për mirëpritjen e emigrantëve, duke i parë me një sy, më saktë me të dy, paratë që marrin.

Jo gjithçka është e kalbur sepse ka situata plotësisht të pajtueshme dhe të ndershme, por si çdo qenie njerëzore, krijojmë hapësira, pa përfshirë gjithnjë gjërat më të këqija por gjërat më shumë civile dhe të ndershme. Opinioni publik duhet të jetë i vetëdijshëm se me fuqinë e ideve dhe lirinë që ndodhet në secilin prej nesh, duhet të ngrejë mure mbajtjese të këtij rrethi magjik që rrethon vendin.

Nuk duhet vetëm të kuptojmë, por edhe të denocojmë se si u bë e mundur që të mendohej për të bërë biznes me këto gjëra, që të devijojnë shumë nga kërkesat strukturore të parashikuara nga ligji ose nga ndonjë dekret, duke marrë shpesh fytyrën e biznesmenëve të paskrupullt, që flasin me dy kuptime në kontrata punësimi, shkelin standardet themelore shëndetësore, për t’u përdorur në mënyrë të përgjithshme ushqimet bamirëse për emigrantët, të cilët po i paguajnë konsumatorët.

Duhet të heqim dorë nga logjika ‘nuk ka rregulla për madame la markeze’ për të parandaluar që tullumbacja e bamirësisë të hyjë në xhepat e afaristave. Të marrin masa që të mos biem viktimë e këtij komploti “të qëllimeve të mira”. Mafia Capital? Spekulim i kooperativave të solidaritetit? Jo një problem i kufizuar por një problem kombëtar.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment