Emërohen tre anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Lartë Drejtuese të Administratës Publike

keshilli i ministraveKëshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme emërimin e tre anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Lartë Drejtuese të Administratës Publike (TND).

Anëtarët e rinj janë z. Aleksandër Xhuvani, znj. Ledia Plaku dhe znj. Besa Shahini.

Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR EMËRIMIN E TRE ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-NË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Emërimin si anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në të:

– z. Aleksandër Xhuvani;
– znj. Ledia Plaku;
– znj. Besa Shahini.

2. Në zbatim të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të kreut XI, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, mandati i këtyre anëtarëve fillon në mbledhjen e parë konstituive të KKP-së dhe kohëzgjatja e tij përcaktohet në bazë të shortit që do të organizohet për këtë qëllim.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment