Emergjenca kombëtare:A ka një krizë në kufirin SHBA-Meksikë?


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
4 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Micah Luxen, Jessica Lussenhop & Rajini Vaidyanathan “BBC News”

Presidenti, Donald Trump, njoftoi të premten se do të shpallë një gjendjen e emergjencës kombëtare, për të financuar ndërtimin e një muri të planifikuar në kufirin jugor me Meksikën. Në deklaratën e tij nga Shtëpia e Bardhë, presidenti përdori në mënyrë të përsëritur termin “pushtim”, për të përshkruar situatën në kufirin jugor të SHBA-së.

Plani i tij, do të anashkalojë Kongresin, dhe do të përdorëfondet ushtarake, për të financuar murin e premtuar prej tij që gjatë fushatës presidenciale. Por kritikët thonë, se qeveria e tij ka krijuar një “krizë të prodhuar artificialisht”. Ata argumentojnë se pohimet e Trump rreth situatës janë të pavërteta, dhe thonë se kufirin e kalojnë shumë pak njerëz sesa në dekadat e mëparshme.

Pra, çfarë po ndodh realisht? Sa njerëz e kalojnë kufirin ilegalisht?

Është e pamundur të thuhet një shifër e saktë, por të dhënat e agjentëve të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (BKP), flasin për kapjen e 396.579 emigrantëve të paligjshëm në kufirin jug-perëndimor në vitin 2018, dhe 303.916 në vitin 2017.

Duke parë tablonë më të gjerë, ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të personave të ndaluar gjatë 18 viteve të fundit. Prandaj, a ka një “krizë” aktuale të emigracionit të paligjshëm në kufirin jugor? “Jo”- thotë Xhakinta Ma, drejtoreshë e politikave dhe mbështetjes ligjore në Forumin Kombëtar të Emigracionit, që përkrah emigrantët.

A ka më shumë kalime të paligjshme në kufirin jugor të SHBA?

Kalimet e paligjshme të kufirit, nuk janë të kufizuara vetëm në kufirin jugor. Në vitin 2017, u kapën 3.027 persona që tentun të hynin ilegalisht në SHBA nga Kanaja nëpërmjet kufirit tokësor dhe 3.588 të tjerë nga kufiri bregdetar.

Në vitin 2017, kanadezët përbënin grupin më të madh të këtyre emigrantëve të paligjshëm, që kishin hyrë në rrugë ajrore apo detare në SHBA, të ndjekur nga meksikanët.

Ku jetojnë kryesisht emigrantët e paligjshëm në SHBA?

Në vitin 2016, pati gjithsej 739.478 raste të shkeljes së qëndrimit në SHBA, krahasuar me 563.204 kalime të paligjshme kufitare. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se sipas Qendrës Kërkimore Pju, në tërësi numri i emigrantëve që jetojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme, ka pësuar rënie që nga viti 2007, kryesisht për shkak të një rënieje të fluksit të njerëzve që vijnë nga Meksika.

Hyrjet e paligjshme mbërritën kulmin në vitin 2000 me 1.64 milionë njerëz. Pju vlerëson se në vitin 2016, në SHBA kishte 10.7 milionë emigrantë të paligjshëm.

Sa njerëz po përpiqen të hyjnë ligjërisht në SHBA?

Në vitin 2018, 92.959 persona bënë zyrtarisht kërkesën për azil, kur u paraqitën në kufi. Kjo përbën një rritje mjaft të madhe, në krahasim me vitin 2017, kur u bënë 55.584 kërkesa të tilla.

Keit Xhastram, avokate në Qendrën për Studime Gjinore dhe Refugjatët në Kolegjin Hastings në Kaliforni, thotë se familjet që i ikin dhunës në Amerikën Qendrore, filluan të përbëjnë një pjesë shumë më të madhe të kalimeve kufitare që nga 2014.

Në nëntor, një karvan prej 7.000 emigrantësh mbërriti në kufirin SHBA-Meksikë, duke pretenduar se po largohej prej dhunës në vende si Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori. Trump i cilësoi karvanin si një “pushtim”.

Në përgjithësi, shkalla e mohimit të azilit në SHBA është në rritje, dhe ka qenë kështu për gjashtë vitet e fundit. Juristët janë të ndarë, mbi atë nëse presidenti ka pushtetin për ta shpallur këtë lloj emergjence. Madje vetë Trump, ka thënë se pret që nisma e tij të sfidohet në gjykatë.

Po terroristët? “Vetëm vitin e kaluar ka pasur rreth 4.000 terroristë të njohur ose të dyshuar, që BKP arriti të kapë në kufirin tonë jugor”- tha zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Por kjo shifër nuk është e vërtetë. Edhe kolegia e saj, Kelian Konuej, e quajti më vonë një “deklaratë të gabuar”. Në fakt, sipas të dhënave zyrtare 3.755 terroristë të njohur ose të dyshuar, u penguan të hyjnë në SHBA në vitin 2017.

Por kjo përfshin të dyshuarit për terror që janë ndaluar në çdo kufi të Shteteve të Bashkuara, dhe shumica dërrmuese janë ndalur në aeroporte. Për më tepër, askush nga ata që e kanë kaluar kufirin jugor të SHBA-së në mënyrë të paligjshme nga viti 1975 deri në fund të vitit 2017, nuk ka qenë përgjegjës për ndonjë sulm terrorist SHBA, thonë Dejvid Bajer dhe Aleks Naurasteh të Institutit Kato.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment