Elbasani shpall gjendjen e emergjencës mjedisore për shkak të mungesës së një landfilli

lbasanGrumbullimi i mbetjeve urbane në fushën aktuale të grumbullimit të plehrave, është bere një shqetësim i madh jo vetëm për komunitetin, por edhe për pushtetin lokal. Në këtë kuadër, duke e konsideruar qytetin në një problem emergjent mjedisor, këshilli bashkiak u mblodh sot jashtë rradhe dhe më pas miratoi kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit për të shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi.

“ Është një situatë e rënduar dhe duhet gjetur menjëherë një zgjidhje për hedhjen e mbetjeve urbane, kurrsesi nuk duhet fusha aktuale e grumbullimit të plehrave të shërbejë për këtë problem që aktualisht e konsideroj shumë emergjent”, tha kryetari i bashkise, Qazim Sejdini.

Propozimi për shpalljen e emergjencës mjedisore u mbështet unanimisht nga këshilltarët e djathtë, të cilët e cilësuan si çështjen parësore për t’u miratuar. Në vijim gjatë kësaj mbledhje jashtë rradhe, këshilltarët ranë dakord që në asnjë rast nuk duhet të pranohet si zgjidhje një landfill tradicional, i cili vetëm do të zhvendoste problemin në një tjetër zonë. Krijimi i një landfilli qe do të respektojë normat mjedisore është parë si zgjidhja e vetme në të mirë të qytetarëve të Elbasanit. Gjatë orëve të mbrëmjes pjesa jugore e qyetit mbulohet nga një re tymi, për shkak të mbetjeve urbane që digjen duke shkaktuar një erë të paduruar nga banorët e zonës, që jo rrallëherë ankohen për këtë situatë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment