Elbasan, zjarr në një pikë servisi, plagosen dy persona

ambulanceDy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit pas rënies së një zjarri në një pikë servisi. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një pikë servisi në Mjekës, teksa po riparohej një kamion.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur R.J 57 vjeç e F.B 54 vjeç të dy punonjës të servisit. Ata kanë pësuar djegie dhe janë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore. Dy punonjësit e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. Sqarohet se zjarri ka rënë gjatë saldimit për riparimin e serbatorit të një kamioni.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment