Elbasan, tekste falas për fëmijët rom, diferencohen ata të komunitetit egjiptian
Dita e parë shkollës nuk nisi mbarë për 170 fëmijë të komunitetit egjiptian të shkollës 9-vjeçare “Ptoleme Xhuvani”. Prindërit e këtyre nxënësve thonë të irritur se u ishin premtuar tekste falas, dhe janë befasuar kur u kanë kërkuar pagesën.
Denada Zyma, drejtoresha e shkollës, sqaroi se udhëzimi i Ministrisë për tekste falas përfshin vetëm fëmijët rom, ndërsa ata egjiptian ende jo.
Theksojmë se fëmijë rom në shkollën 9-vjeçare janë vetëm 8, ndërsa nga komuniteti egjiptian janë 170.