Elbasan: Qazim Sejdini, hapsirat publike tu rikthehen sa më shpejt qytetarëve

sejdiniZaptimi i vazhdueshëm i hapësirave publike, ka çuar për inspektim kryebashkiakun e Elbasanit. Pasi ka parë nga afër situatën, Sejdini kërkoi të mos neglizhohet më, dhe hapësirat të mos shfrytëzohen për parking apo nga tregtarët ambulantë, siç ka ndodhur deri më tani.

Zaptimi i hapësirave publike në Elbasan, nga tregtarët ambulantë është kthyer në një problem të përhershëm për qytetarët.

Aktualisht edhe sheshi para stadiumit “Elbasan Arena” është kthyer në parking.

Kryebashkiaku Sejdini pasi pa nga afër abuzimin, kërkoi rikthim sa më shpejt në gjendje normale.

“Ky shesh u takon qytetarëve dhe jo mjeteve, ndaj kjo hapësirë është kthyer në shërbim të qytetarëve. Në bashkëpunim edhe me Policine e Rendit dhe atë Bashkiake, është bërë e mundur lirimi i kësaj hapësire dhe pajisja me tabelat e sinjalistikës”, u shpreh Kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Pas projektit për qendrën, një i dytë në Elbasan, pritet të përqëndrohet te sinjalistika horizontale e vertikale si dhe tek sistemimi i fushës së depozitimit të mbetjeve.

Submit a comment