Elbasan/ OSSH, problem institucionet publike që nuk paguajnë energjinë

elbasanOperatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në Elbasan, e ka mbyllur me bilanc pozitiv muajin e verës sa i përket uljes së humbjeve në rrjet dhe rritjes së arkëtimeve të faturave të energjisë. Kreu i këtij insititucioni Bukurosh Maçi, pohon se “  realizimi i planit për arkëtimet gjatë muajit gusht është realizuar me 95 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë arkëtimi në vlerë monetare është rritur me 15 milionë lekë, ç’ka shënon bilanc pozitiv për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë”.

Por gjithsesi ky institucion është hasur edhe me problem përsa i përket humbjeve në rrjet, si edhe abonentët debitor. Sipas Maçit, “  gjatë muajit të kaluar është punuar intensivisht për prerjen e energjisë nga abonentët debitor, ndërkohë që dëme të kosniderueshme në arkëtimet e OSSHE shkaktojnë edhe instituiconet publike që nuk paguajnë energjinë elektrike”.

Problemi i debitorëve familjarë të cilët trajtohen me ndihmë eknomike, është një ndër shqetësimet kryesore sa i përket pagesave të energjisë Elektrike. Por ndërkohë, duket se dëmin më të madh Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë nuk e shkaktojnë abonentët familjarë por institucionet dhe bizneset të cilët nuk paguajnë faturat e enegjisë elektrike për muaj me rradhë.

Submit a comment