Elbasan: Kryetarja e KQZ-së, leksion me studentët rreth proçesit zgjedhor

leksionKryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Lefterie Lleshi, ka zhvilluar një leksion të hapur me studentët e Fakutletit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku si fokus ishte njohja e studentëve që votojnë për herë të parë me proçesin e votimit.

E pyetur nga studentët mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me  kërkesën e Partisë Demokratike mbi pezullimin e ligjit për reformën territoriale si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, kryetarja e KQZ tha se  “institucioni që ajo drejton do të zbatojë ligjin dhe se nuk mund të intepretoje  zhvillimet politike”.

E ndërsa pritet që Presidenti i Republikës të bëje publike datën kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale, Lleshi pohoi para studentëve se “ KQZ ka nisur përgatitjet për këtë proces”. Ndërkohë, problem sipas saj, do të mbeteten sërish komisionerët e zgjedhur nga partitë politike dhe se zgjidhja për të eliminuar këtë ngërç duhet të vijë nëpërmjet ndryshimit të ligjit, por që kërkon vullnet politik.

Në këtë takim kryetarja e KQZ-së foli edhe mbi shumë probleme të tjera që hasen gjatë proçesit zgjedhor, siç është votimi familjar, që sipas saj, është një fenomen që duhet të marre fund. Ajo u bëri thirrje studentëve që votojnë për herë të parë të marrin pjesë masivisht në votime  dhe të mos ngurojnë për të shprehur vullnetin e tyre.

Submit a comment