Elbasan, konviktet rrisin kapacitetin, të rinjtë shtëpi me qira; paguajnë më pak

konvikti i elbasanitPak javë para nisjes së vitit të ri akademik, godina e konviktit të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku do të akomodohen studentët, ka përfunduar rikonstruksionin.

Kapaciteti i konviktit është rreth 1000 vende, ndërkohë që numri i përgjithshëm i studentëve që frekuentojnë universitetin e Elbasanit është rreth 12 mijë.

Zv/administratorja e Ndërmarrjes së trajtimit të studentëve Mesida Xhelili, thotë se pavarësisht kapacitetit, një pjesë e të rinjve zgjedhin vet të rrinë në banesa me qira, kryesisht bëhet fjalë për ata që marrin bursë.

“Në vitin që kaloi ne patën një rënie prej 200 studentësh. Kjo sepse shtëpitë private tashmë po ofrojnë çmime shumë të lira për studentët. Kjo konkurencë ekziston për faktin pasi ato nuk paguajnë tatime”, shprehet Xhelili.

Por zakonisht është pamundësia për të zënë një vend në konvikt, që detyron shumë prej të rinjve të ardhur nga rrethet t’u drejtohen konvikteve private ose shtëpive me qira.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment