Elbasan, INUK aksion për heqjen e tabelave në akset rrugore

tabr

Inpsektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetare në Elbasan ka nisur një aksion për heqjen e tabelave pa leje të vendosura në pjesë të ndryshme të rrugëve apo të shesheve publike.

Ky aksion ka nisur fillimisht ne aksin e Librazhdit për të vazhduar më pas në brendësi të qytetit.

Gjithësej deri tani janë parashikuar të prishen 30 tabela pa leje e ndërsa ato që janë me leje nuk do të prishen nga pronarët që kanë në pronësi objekte nuk është hasur asnjë rezistencë gjatë aksionit të INUK dhe gjithçka është zgjidhur me qetësi.

Mendohet se ky do të jetë aksioni i fundit që do të kryhet nga kjo strukturë në qytetin e Elbasanit dhe në mbarë vendin,pasi sipas urdhërit të miratuar tashmë nga qeveria, INUK tashme do të shkrihet dhe ndjekja dhe prishja e ndërtimeve pa leje tashmë do t’i kalojë Ministrise së Brendshme dhe përkatësisht Drejtorise së Policisë së Shtetit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment