Elbasan: Delegacioni i KiE viziton qendrën komunitare rome

elbasanNjë delegacion i Komisionit Kundër Racizmit dhe Intolerancës në Këshillin e Europës gjatë një takimi sot me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini diskutoi mbi problematikat e komunitetit rom dhe gjendjen në të cilën ata ndodhen.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e KiE u interesuan për praktikat që ndjek bashkia e Elbasanit për integrimin e këtij komuniteti.
Përfaqësuesja e KiE-së, pas kësaj vizite tha për mediat se “erdhëm në Elbasan, pasi është një qytet që ka disa praktika të mira për integrimin e romëve dhe egjiptianëve. Për fat të keq ne nuk mund të ndajmë me ju atë çfarë biseduam deri tani, por shpresojmë që ju të lexoni raportin përfundimtar, si dhe rekomandimet që do të bëhen për qeverinë shqiptare”.
Delegacioni, që në përbërje të tij kishte edhe juristë, po mbledh të dhëna mbi problematikat e romëve në vendin tonë. Më pas ai do të hartojë një raport mbi diskriminimin në Shqipëri. Pas takimit në bashkinë e Elbasanit delegacioni i KiE vizitoi qendrën komunitare rome.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment