Elbasan, debitorët në errësirë: Na hiqni kamatvonesat të paguajmë

banoretAksioni për ndërprerjen e energjisë elektrike abonentëve debitorë, ka lënë dhjetëra familje në errësirë në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit.

Banorët, në pamundësi për të shlyer faturat kanë protestuar në shenjë refuzimi të pagesës së kamatvonesave. Ata kërkojnë t’u hiqet, pasi janë në gjendje të vështirë ekonomike.

“Jam invalide dhe nuk kam punë, prandaj nuk kam me çfarë të paguaj. Edhe qiririn e kam blerë borxh, kam shkruar emrin tek lista në dyqan.

Në rast se arka është bosh, Edi Rama të gjejë zgjidhje tjetër dhe jo ti bjeri popullit në kokë.

E di kryeministri në çfarë gjendje është populli? Me një dritë dhe një televizor vetëm që kam une më ka ardhur fatura 530 mijë lek për një muaj”, shprehen të indinjuar banorët e lagjes Fushë-Mbret.

Penalizimi i abonentëve familjarë, ka lënë në terr edhe dhjetra nxënës, që detyrohen të mësojnë nën dritën e qiririt.

Lagja Fushë-Mbret që shtrihet në periferi të qytetit të Elbasanit, popullohet nga familje me probleme të mprehta sociale.

Submit a comment