Elbasan, çmimi i energjisë, qytetarët: Për të paguar faturat, heqim ushqimet
Rritja e mundshme e çmimit të energjisë, nuk është mirëpritur nga qytetarët e Elbasanit, qarku i tretë ne vend, për nivelin më të lartë të papunësisë.
Sipas tyre, shtrenjtimi i energjisë është i papërballueshëm. Madje shtojnë se për të paguar deri më tani, kanë prekur nga paratë e përcaktuara për ushqim.
Por ka dhe nga ata që kërkojnë që shteti të mendojë për papunësinë, në vend që të shtrenjtimit të energjisë.
Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë në dhjetor vendim për rritjen ose jo të çmimit. Një ndër skemat e përfolura është heqja e fashos prej 300 kv/h të energjisë.