“El Classico” Barcelona- Real Madrid, më 22 mars në “Camp Nou”

gareLiga Profesionale e Futbollit në Spanjës (LFP) ka caktuar ditën dhe orën e “El Classicos” së kthimit mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sipas LFP-së, kjo përballje të luhet më 22 mars 2015, ora 21:00 në “Camp Nou”.
Kjo datë me shumë mundësi nuk do t’i pëlqejë klubit katalanas që vetëm tre ditë më parë do të përballet me Manchester City në Ligën e Kampioneve.
Ndeshja e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës, e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit me rezultat 3-1.

Submit a comment