Eksportet bujqësore rriten me 28%

buqesiViti 2014 shënoi rritje të eksporteve për produktet bujqësore me vendet fqinje me 28%.

Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, ky vit regjistroj rritje të prodhimit bujqësor vendas krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku përfshihen produktet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale.

Sipas shifrave zyrtare, eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për 9-mujorin e vitit 2014 kanë arritur në vlerën e rreth 11 miliardë lekë, duke shënuar kështu një rritje me rreth 900 milionë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë konfirmojnë se sektori i bujqësisë është nder të vetmit që ka rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare si rrjedhim edhe sektori me peshën më të madhe në rritjen ekonomike të vendit. Konkretisht, agroindustria ka rezultuar sektori me peshë në rritjen e eksporteve, ku gjatë 2014, vlera e tyre ka arritur në rreth 6.1 miliardë lekë nga 5.6 miliardë që kanë qenë gjatë 2013-ës. Po ashtu edhe tregtimi i produkteve bujqësore ka siguruar të ardhura të larta, në vlerën e 4.4 miliardë lekë duke shënuar një rritje me 0.4 miliard lekë krahasuar me vitin paraardhës.

Ndërkohë që eksportet blegtorale kanë shënuar performancë negative, ku 9-mujorin që lame pas arritën në vlerën e 435 milion lekëve nga 494 milionë që ishin gjatë 2013-ës. Vihet re se tendenca e eksporteve blegtorale ka ardhur në rënie nga viti në vit, pasi vlera e tyre në vitin 2012 ka qenë 1.6 miliardë lekë.
Ndërsa importet gjatë 9 mujorit të vitit 2014, kanë rezultuar në vlerën e 67 miliardë lekë nga 63 miliardë lekë që kanë qenë gjatë 2013-ës. Vlera e lartë e produkteve të importuara tregon se pjesa më e madhe e kërkesës në vend përmbushet nga jashtë. Deficiti tregtar në fushën e bujqësisë për vitin 2014.

Submit a comment