‘Ekonomia’ e ‘Ligjet’ miratojnë ligjin për azilkërkuesit

ministrijaKomisioni i Ekonomisë dhe ai i ligjeve kanë miratuar sot pr/ligjin për azilkërkuesit. Zv.ministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj ka deklaruar para komisionit të Ekonomisë se parashikohet rritje e fluksit të azilkërkuesve, si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme prandaj duhet rregulluar me praktika të reja ky ligj. 

Mustafaraj përmendi më tej ngritjen e një Komisioni të Azilit të Refugjatëve, si dhe një regjistër të veçantë për azilkërkuesit. 

Ndërsa në Komisionin e ligjeve, Bashkim Fino ka pasur vërejte për nënin 14, ku shprehet se ka një pikë denigruese. “Ne nuk mund të përcaktojmë me ligj detyrimin për ti dhënë të dhëna UNCHR për azilkëerkuesit”, tha ai. 

Fino shtoi se është dakort për bashkëpunim por jo që të jesh i detyruar të japësh të dhëna 

Nga ana e tij Musaraj tha se: “Pranoj riforumulimin por ne i jemi referuar ligjit kroat”. 
Duket se pas diskutimeve është gjetur gjuha e përbashkët dhe ka kaluar edhe një këtë komision ky ligj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment