Egjipti hap të hënën kufirin me Rripin e Gazës

egjiptEgjipti do të rihapë nesër kufirin me Rripin e Gazës, për herë të dytë në dy muaj, për t’u mundësuar palestinezëve të bllokuar në pjesën egjiptiane të kthehen në shtëpitë e tyre, bënë të ditur përfaqësuesit e policisë.

Rafahu, pika e vetme e kalimit që lidh territorin palestinez me pjesën tjetër të vendit që nuk kontrollohet nga Izraelit, u mbyll nga Egjipti më 24 tetor pas një atentati kamikaz të përgjakshëm në gadhishullin Sinai, në kufi me Rripin e Gazës.

Ai u rihap për një kohë të shkurtër në fund të muajit nëntor për t’u mundësuar palestinezëve të bllokuar në Egjipt të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një operacion i ngjashëm do të zhvillohet të dielën për vetëm dy ditë”, deklaroi një zyrtar i policisë Ali al-Azazi.

Submit a comment