EGJIPT – Kerry: Kajro të vazhdojë me respektimin e të Drejtave të Njeriut

 ee461-526x350Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, theksoi sot se zhvilloi një bisedim të drejt për drejtë për sa i përket çështjes të të Drejtave të Njeriut në Egjipt gjatë një takimi në Kajro me presidnetin Abdel Fattah al Sissi.

“SHBA-ja nuk i shkëmben asnjëherë shqetësimet e saj mbi të Drejtat e Njeriut në përfitim të objektivave të tjera”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp, pasi Egjipti dha mbështetjen e tij ndaj koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja për të shpërbërë xhihadistët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

“Ne zhvilluam një bisedim të drejt përdrejtë për sa i përket shqetësimeve që shprehëm. Besoj se presidenti Sissi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Sameh Choukri janë të ndërgjegjshëm për këto shqetësime”, shtoi Kerry.

SHBA-ja është në dilemë me Egjiptin që prej rrëzimit të regjimit të Hosni Moubarak në vitin 2011. Uashingtoni shpreh vazhdimisht shqetësimet e tij mbi bilancin e të Drejtave të Njeriut, mbron gjithashtu aleancën e tij ushtarake me këtë rajon që është qendra e diploamcisë amerikane në botën arabe prej dekadash.

Submit a comment