EDUKIMI DHE ARSIMIMI SI ALTERNATIVË

shkoll( Njerzitë janë të njëjtë për nga natyra, edukimi i bënë ata të dallojnë-Sami Frashëri)
1. Edukimi në sfidat e natyrshme të jetës:

Bota në lëvizje dhe ndryshim permanent (Panta re), ngjarjet dhe ndodhitë në konceptin kohë përkufizohen me kalimin e etapave ditë-natë, muaj dhe vite, ndërsa evaluimi i tyre varet nga suksesi që të përballemi me detyrat e misionit të jetës, si dhe në gjurmët e veprave të cilat mbetën.
Lindja dhe vdekja si dy stacione transitore sjellin dhe përcjellin shumë ndodhi të cilat mund të përkufizohen në dy kopertina të një libri.Të gjitha ndodhit krijojnë si një mozaik pikturën e jetës, ndërsa kur ndërthuret me velon e besimit dhe edukimit të mirëfillët i jepin domethënien e vërtetë asajë. Edukimi dhe arsimimi i kultivuar janë themel në ndertesen e sfidave të kohës, tjegullat e së cilës përbëjnë ditët e jetës sonë. Edhe nëse shembet ndonjëra nga to, me rëndësi të mbesin themelet e së cilës sigurisht janë skalitur me durim dhe besim të qëndrueshëm.
2. Edukimi nga padrejtësitë dhe luftërat:
Zullumi, padrejtësia dhe lufta erdhi së bashku me Njeriun në tokë, andaj edhe ndaj kësaj sfide kërkohet edukim konstant me të gjithë komponentët e tij, edukim në analizë, edukim në qëndrueshmëri si dhe edukim në ballafaqim. Edhe sot e gjithë ditën, shohim se natyra kabiliane e trashëguar nga Njeriu i parë i cili bëri krim ndaj njeriut, po trasohet me të madhe nga njerëz të cilët e quajnë veten njerëz të civilizuar edhe pse duke bërë krime ndaj njerëzimit?!. Duke harruar se nuk shfaroset një komb apo një shoqëri, nëse shemben ndërtesa, ura e nëse mombardohen shkolla, qerdhe e spitale, posaçërisht, një komb i ngritur mbi fundamente të edukimit habelian. Mirëpo, ashtu siç dihet historikisht se, në momente tragjedie dalin në pah kriminelët dhe heronjtë, zullumqarët dhe durimtarët, gjenocidi dhe humanizmi, përndryshe si do t’i njihte bota Kabilin dhe Habilin?!.
Andaj, sot e tërë ditën, shohim gjenocidin e botës moderne ( apo heshtjen patologjike si mekanizëm justifikimi), shohim skllavërimin e regjimit të fort kabilian dhe heroizmin e të drejtit habilian, të parin e dallon super-egoja dhe mungesa e edukimit në pranimin e diversitetit në ekzistencën e tjetrit ndërsa të dytin edukimi dhe humanizmi edhe në kohë të vështira. Mirëpo, historikisht dhe aktualisht dihet se, një popull i cili ngrit ndërtesa mbi varret e foshnjave dhe tokave “me re” nuk ka ç’far të pret vetëm se greminë për të ardhmen e tij, ndersa një popull i cili ndërton parime edukimi dhe durim edhe mbi varre të foshnjave dhe heronjëve e nuk gjunjëzohet, ai komb ka skalitur një rezistencë të çelnikosur në zemra me besim dhe edukim e cilat nuk thyhet e as dorëzohet deri në fitore.
3. Investimi në edukim si kusht i përspektivës:
Nëse analizohen proceset dhe fenomet të cilat i karakterizojnë popujtë, kombet dhe shoqëritë, mund të spikaten tipare dhe veçori të cilat i dallojnë njërin nga tjetri, shikuar nga aspekti pozitiv nga prizmi hyjnor ( njerëzimi u nda në fise dhe popujë të njihen mes veti..) mirëpo disa popujë i tejkaluan këta kufinjë, duke eskaluar ne hegjemonizëm dhe racizëm ndaj popujve tjerë.
Qëllimet hegjemoniste vetëm i ndërruan mjetet dhe format e shtrirje së pushteteve, ndërsa koncepcioneve të qeverisjeve vetëm ju shtuan “ izmat”, deri të një pjesë e shoqërisë bashkëkohore, shkalla e sistemit të vlerave e definuar si demokraci apo demokratizëm. Këto sisteme të cilat në aspektin teorik dhe retorik, ofrojnë optimumin e të drejtave dhe lirive nga rrafshi individual, familjar dhe shoqëror, ndërsa në aspektin praktik, matamorfizohen e polarizohen varësisht nga rrethanat, rajoni, influencat dhe interesat poli(e)tike.
Një shoqëri e cila ka durim në edukimin e brezave të rinjë, duke respektuar dhe besuar në vlerat universale hyjnore, padyshim se do të ketë sukes sot apo një të nesërme të afërt, drejt përspektivës shumdimensionale.
Ndërsa një popull apo shoqëri, e cila kujdeset vetëm për aspektin material, duke i ofruar rinisë së tij mundësi dhe epërsi teknike dhe teknologjike ndaj tjetrit, frymëzuar në teorinë darviniane të seleksionimit natyror, duke e ushqyer me hegjemoni dhe racizëm ndaj njeriut dhe njerëzimit, padyshim se do t’i kthehet bumerang të ardhmes së tij sot apo një të nesërme të afërt.
Sot teoricientët dhe parashikuesit (futuristet) e zhvillimit socio-politik e shohin botën të polarizuar dhe në trend të ndryshimeve biologjike, gjeografike dhe gjeostrategjike, andaj sipas shkencës bashkohore dhe empirike, vetëm një shoqëri e cila i posedon disa elemente progresi dhe vetzhvillimi mund të llogaritë në përspektivë, përndryshe një shoqëri apo kombi të cilat i mungojnë këto cilësi rrezikohet të shpejtojë në vetdekadencë.
Andaj vetëm populli, kombi apo shoqëria që i posedon ndër të tjera edhe këto vlera, mund të llogaris në kahëzimin e drejt të përspektivës së tij:
* Edukimin e vërtetë ( duke përfillur edhe kohezionin shpirtëror),
* Natalitetin koherent ( resursin njerëzor),
* Pasuritë e natyrës ( resurset natyrore).
Përkundër, sfidave, luftërave dhe padrejtësive, të cilat nuk janë ndalur dhe as nuk do të ndalen në këtë botë, ngadhënjimi pa dyshim se ju takon durimtarëve, të cilët marrin parasysh kushtet e durimit, të përcjellur me edukim të vërtet, natalitet koherent dhe zhvillimin e resurseve natyrore, njerëzore dhe ekonomike.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment