Edhe pse i pavlefshëm, Shoqëria Civile dorëzon peticionin për shkarkimin e Fullanit
Misioni i firmave të mbledhura nuk është më i vlefshëm por iniciatorët e Shoqërisë Civile kanë bërë detyrën duke dorëzuar vullnetin e 14 mijë qytetarëve të cilët me anë të firmave kërkonin shkarkimin e Guverntatorit Ardian Fullani.
Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile kjo nismë tregon se qytetartë shqiptarë kanë filluar të ndërgjegjësohen për problemet që i prekin.
Ja çfarë thonë disa prej përfaqësuesve të Shoqërisë Civile
“Neve vërtet dorëzuam peticionin, t’i bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve, ata që u sensibilizuan me atë peticion dhe të gjithë popullit, që zëri i tyre u çua në Kuvend.”
“Besoj se ky ka qenë një ndër nismat më të suksesshme pasi është peticioni më i madh i cili ka ndodhur në Shqipëri. Besoj se ky do jetë një model i cili do të vazhdojë me nisma të tjera të karakterit ku qytetarët do kërkojnë që nëpunësit të jenë më të përgjegjshëm në pozicionin që ata marrin përsipër.”
Mbledhja e firmave për të kërkuar shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani nisi menjëhere pas bërjes publike të skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve.