E vërteta e lajmeve të rreme të ”Der Spiegel”

Në fillim vura re gabime të lehta, gjëra të vogla që i mendoja të pabesueshme, kështu fillon të tregojë të vërtetën Juan Moreno, gazetari i ”Der Spiegel”, i cili kontribuoi në zbulimin e kolegut të tij, gazetarit të mirënjohur gjerman, Claas Relotius, i cili manipulonte dhe shpikte histori dhe intervista.

Së bashku ata kishin punuar në kërkimin e milicisë civile amerikanë në kufirin midis SHBA dhe Meksikës.

Në një video botuar nga ”Der Spiegel” në internet, Moreno thotë se ka mbetur i habitur nga një intervistë e Relotius për “një vullnetar të milicisë civile që nuk donte të fotografohej, por që në të njëjtën kohë, ai thoshte në tekst gjëra të pabesueshme, duke pranuar edhe krime, si hapja zjarr kundër meksikanëve ose të hyrit në Meksikë me armë”.

Moreno thotë më pas se kishte mundësinë për të konstatuar, në mënyrë të çuditshme, mungesën e fotove në raportimet gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për redaksinë sportive të gazetës së tij.

Në atë rast, ai kërkoi të ndërmerrte një lloj misioni të veçantë dhe udhëtoi rreth 1 000 kilometra për të intervistuar vullnetarin e milicisë të përshkruar në historinë e Relotiusit.

Njeriu lejoi veten të intervistohej, për një pagesë, dhe tha se nuk e njihte Relotius, por se kishte marrë një e-mail nga ai, i cili në fund nuk u faktua. Moreno gjithashtu verifikoi se disa pjesë të rrpfimit të raportuara nga kolegu i tij i famshëm nuk ishin sakta.

“Ai është super yll i gazetarisë gjermane, ishte…”, thotë ai Moreno për ish-kolegun e tij, të shkarkuar pas pranimit të falsifikimit të 14 raportimeve.

Submit a comment