E drejta për informim, gjoba zyrtarëve nëse nuk raportojnë në kohë

qeveri1 deri në 6 paga, do të jetë masa ndëshkuese për zyrtarin, i cili nuk jep informacion e kërkuar nga qytetarët në bazë të ligjit. Kompetencën për caktimin e masës së gjobës do e ketë komisioneri për të dhënat personale, ndërkohë ekzekutimi i vendimit do të bëhet brenda 30 ditësh.

Projektligji, i cili u miratua nen për nen në Komisionin e Ligjeve, parashikon që personi i cili kërkon informacion nuk është i detyruar që të japë motivet e kërkimit të informacionit në fjalë.

Drafti i qeverisë përcakton të drejtën e çdo qytetari për të kërkuar informacion si dhe detyrimin e institucioneve për të informuar publikun brenda 10 ditësh.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment