Dyndje në zyrat e OSHEE, radhë, incidente dhe probleme shëndetësore

osheKëto nuk janë rradhë aspak normale në zyrat e kujdesit për klientin të OSHEE në Tiranë. Njerëz që kanë zënë rradhën që në orën 04:00 të mëngjesit për të paguar energjinë, ose për të lidhur kontratat e reja, revoltohen sepse nuk kanë arritur të hynë brenda.

Edhe pse është punuar me të gjithë sportelet, fluksi i qytetarëve është i lartë, saqë nuk kanë munguar nervozizmat, fyerjet e problemet shëndetësore.

Këto rradhë të gjata janë në zyrat e OSHEE pranë “Pallatit me Shigjeta”. Nuk ishte e vështirë të dalloje portrete njerëzish të vuajtur që çuditërisht një faturë energjie në një muaj u kishte ardhur 20.000 lekë.

Po ashtu edhe invalidë, që gjendeshin në rradhë. Arsyeja e këtij nxitimi është limiti i vendosur për të ulur një pjesë të madhe të kamatvonesës, e në anën tjetër frika e burgut.

Po në rradhë qëndojnë edhe qytetarët në zyrën e OSHEE në lagjen “Ali Demi”.
Nuk kanë munguar as incidentet në këtë rast që qytetarët i justifikojnë me mungesën e durimit nga pritja.

Submit a comment