Dy muaj protesta në Serbi, ç’do të ndodhë më tej?


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Maja Bjelos “London Economics School”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Partia Përparimtare Serbe në qeverisje, po përballet aktualisht me krizën më të madhe të legjitimitetit, që kur ajo u ngjit në pushtet në vitin 2012.

Një sulm fizik ndaj udhëheqësit të opozitës, Borko Stefanoviç, nga disa burra të maskuar në njërën nga protestat e opozitës në qytetin e Krushevacit, shkaktoi protesta në fund të vitit 2018.

Pas incidentit, mijëra protestues marshuan nëpër rrugët e Beogradit, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dhunës politike. Por, protestat pasqyrojnë në përgjithësi pakënaqësinë me regjimin aktual, që shkon përtej çështjes së dhunës politike.

Rrënjët e kësaj pakënaqësie, gjenden tek shqetësimet më të gjera, me Vuçiçin dhe partinë e tij që shkelin të drejtat politike dhe liritë qytetare, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, gjyqësorin dhe opozitën, duke mbytur zërin e organizatave të shoqërisë civile.

Personalizimi i qeverisjes, politizimi i institucioneve shtetërore, si dhe gjendja ekonomike e Serbisë, e kanë përkeqësuar më tej situatën. Shumica e qytetarëve, nuk janë në gjendje të shprehin pakënaqësinë e tyre nëpërmjet kanaleve aktuale institucionale.

Në kundërpërgjigje, çdo të shtunë për 10 javët e fundit, ata kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të Vuçiçit, në kryeqytet dhe në qytetet anembanë vendit. Protesta është shtrirë në 50 qytete serbe, teksa tubimet më të mëdha po zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevac. Kërkesat kryesore janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, liri për median, raportim profesional dhe i drejtë i protestave nga ana e televizionit publik serb (RTS), dhe një hapësirë ​​më e gjerë për opozitën.

Organizatorët e protestave, kanë bërë disa kërkesa shtesë, përfshirë shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç; hetim mbi autorët e dhunës ndaj Borko Stefanoviçit, vrasjen e Oliver Ivanoviçit, një politikan i shquar serb i Kosovës; hetim mbi sulmin ndaj gazetarit Milan Jovanoviç; dhe që Vuçiç të bëjë publik planin që ka për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Reagimi i presidentit, ka qenë i matur. Deri më tani, qeveria serbe ka shmangur masat represive ndaj demonstruesve. Përkundrazi, Vuçiç ka vendosur të injorojë plotësisht protestat, ose ta minimizojë rëndësinë e tyre, duke shpresuar se ato do të shuhen ngadalë.

Protestat organizohen nga një koalicion i partive opozitare, dhe grupi i studentëve ”Protesta kundër diktaturës”. Për shkak të përfshirjes së partive opozitare, Vuçiç i ka portretizuar protestat si një përpjekje për rrëzimin e qeverisë.

Ai gjithashtu ka akuzuar lëvizjen, se paguhet nga disa biznesmenë të fuqishëm në vend. Përkundër kësaj, organizatorët insistojnë në përkatësinë jopartiake. Asnjë nga taktikat e përdorura deri më tani për të dekurajuar pjesëmarrjen, siç janë videot që përqeshin protestën, apo përdorimi i teknologjisë për të identifikuar individët e përfshirë, nuk duket se ka funksionuar.

Madje, protestat po fitojnë gjithnjë më shumë peshë. Protestuesit kanë marrë mbështetjen e stafit akademik të universiteteve kryesore. Edhe pjesëtarët e policisë, sindikatat e ushtarakëve dhe avokatët kanë mbështetur gjithashtu protestat, duke i bërë thirrje presidentit Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç të japin dorëheqjen.

Mbështetja institucionale e këtij lloji, paraqet një problem më shqetësues për Vuçiçin, çka ka sjellë një reagim më pak të kujdesshëm, në krahasim me fillimin e protestave. Ndërkohë shumë pjesëmarrës në protesta, mbeten të pasigurtë për rezultatin e mundshëm të protestave.

Ndërsa ka unitet në kundërshtimin e qeverisë, ekzistojnë shumë zëra të ndryshëm midis udhëheqësve të opozitës, mbi synimet përfundimtare të lëvizjes. Organizatorët u kanë bërë thirrje udhëheqësve të opozitës, të bien dakord mbi një udhërrëfyes, për krijimin e një shoqërie më demokratike dhe një sistem politik liberal.

Aleanca për Serbinë, një koalicion prej 9 partish opozitare që marrin pjesë në protesta, ka propozuar një qeveri tranzitore me ekspertë për një periudhë të kufizuar 1-vjeçare, gjatë së cilës mund të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por ky propozim, është ende larg nga të qenit i zbatueshëm. Kjo pasi protestat nuk janë mbështetur nga demokracitë të tjera perëndimore, të cilët aktualisht janë të zëna me problemet e tyre të brendshme. Shumë diplomatë perëndimorë, e perceptojnë Vuçiçin një paqebërës dhe garant të stabilitetit në rajon.

Ata shpresojnë se Serbia do ta kufizojë ndikimin e Rusisë, duke arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën nën kujdesin e BE-së. Kjo është konfirmuar nga vetë Vuçiç në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Por disa analistë, mendojnë se “lavdërimi i vazhdueshëm i Vuçiçit nga BE-së si një kampion i besueshëm i vlerave evropiane, po bëhet gjithnjë e më i papërshtatshëm”.

Nëse protestat do të vazhdojnë të zgjerohen, dhe shndërrohen në një lëvizje të rëndësishme politike, kjo do të varet nga kapaciteti i opozitës, për të siguruar një alternativë të besueshme ndaj presidentit aktual. Por kjo gjithashtu do të varet nga mbështetja ndërkombëtare ndaj regjimi të Vuçiçit:në Serbi, legjitimiteti i jashtëm ka shumë rëndësi.

Shënim:Maja Bjelos, është një studiuese me banim në Beograd, bashkëpunëtore e Institutit të Studimeve të Sigurisë në Pragë.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment