Dy ministra kosovarë në Forumin BE-Ballkani Perëndimor në Beograd

ministrat

Dy ministra kosovarë, përkatësisht i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ai i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, do të marrin pjesë në Forumin BE-Ballkani Perëndimor në Beograd.

Në këtë forum me partnerët e qeverive rajonale dhe komisionerët përkatës të BE-së do të diskutohen temat e funksionimit të drejtësisë, bashkëpunimit juridik dhe të drejtat themelore të njeriut, me fokus të veçantë mbi të drejtat e grave dhe fëmijëve.

Në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor, i cili mbahet në Beograd, do të prezantohen edhe prioritetet e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Submit a comment