Dy kompani turke, të gatshme të investojnë për HEC Skavica
Administratori i KESH sha, Agron Hetoja, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të kompanive turke “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”.
Përfaqësuesit e dy kompanive, Nuretim Osmen dhe Serhat Taskinsu, të cilët operojnë në fushën e infrastrukturës në energji dhe turizëm, shprehën interesimin e tyre për HEC Skavica dhe gadishmërinë e tyre për këtë investim. Ata kërkuan të njihen me elementët teknikë, ligjorë dhe financiarë për realizimin e saj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit energjitik shqiptar, si dhe për zhvillimet e pritshme në të ardhmen e afërt, të cilat do të sjellin ndryshime pozitive në tregun e energjisë elektrike.
Ky takim do të pasohet me vizita ne HEC-et e kaskadës së lumit Drin.