Dubai shpreh interes për investime në transportin detar shqiptar

interesKompani nga Dubai kanë shfaqur interes për investime në portin detar të Durrësit dhe atë të Shëngjinit.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti në një takim Presidentin e kompanisë “DP World” nga Dubai, Sultan Ahmed bin Sulayem, si dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ministri dhe perfaqësuesit nga Dubai diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e transportit detar.

Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin e transportit dhe infrastruktures ku përmendi Korridorin e VIII, sektorin hekurudhor dhe atë portual.
Ai iu përgjigj interesit të Autoritetit Portual të Dubait, një nga portet më të mëdhej në botë, për zhvillimin e Portit të Durrësit si port me potenciale të medha. Delegacioni nga Dubai gjatë qëndrimit dy ditor në vendin tonë do të vizitojë nga afër Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment