Dremitjet pas kafes: Mënyra e re për të mundur lodhjen gjatë ditës
Shkencëtarët kanë filluar të rekomandojnë një mënyrë të re, për të rritur efikasitetin e gjumit dhe kafeinës njëkohësisht.
Rifreskoni mendjen gjatë 20 minutave
Hapi i parë: pini kafe.
Hapi dytë: bëni gjumë. Pini një filxhan kafe, pastaj shtrihuni “për një sy gjumë”. Kështu nuk do të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Pini filxhanin shpejt. Kafeinës i duhet pak kohë të veprojë, prandaj ju keni kohën e nevojshme për të rënë në gjumë, para se të fillojë veprimi i saj.
Për 20 minuta truri nuk bie në gjumë. Ju do të jeni në një gjendje gjysmë-gjumi ose dremitje. Pra, mund të flini pa e ndërprerë ciklin tuaj të gjumit.
Studimet janë përsëritur në disa vende të botës. Në Britaninë e Madhe, subjektet që iu nënshtruan studimit, bënë më pak gabime, gjatë ngasjes së stimuluar të makinës. Në Japoni, shkruan Anabel, subjektet dolën më mirë në analiza.