Dorëhiqet Ministri i Brendshëm i Izraelit

izraelMinistri Gidon Sa’ar ka thënë se dorëheqje e jep për shkaqe personale dhe familjare.

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Gideon Sa’ar të mërkurën pasdite ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje nga kabineti dhe do të braktisë Knesset (parlamenti i Izraelit).

Duke mbajtur një fjalim gjatë takimit të partisë në pushtet Likud, Sa’ar ka thënë se dorëheqjen e jep për shkaqe personale dhe familjare. Anëtarët e partisë kanë shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Ministrit dhe thanë se largimi i tij është një “humbje e madhe.”

“Qeveria ka humbur njërin nga ministrat më të mirë”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm Avigdor Liberman.

Kanali televiziv izraelit Channel 10 News ka publikuar se dorëheqja e Sa’arit paraqet “bazën për skenare të mëdha”.

Studiuesi palestinez Imad Awad është i mendimit se dorëheqja e Sa’ar është “një tregues i qartë i krizës me të cilën përballet qeveria e Izraelit, Partia Likud dhe kryeministri Benjamin Netanjahu pas sulmeve të fundit të Izraelit në Rripin e Gazës”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment