Doda: Ç’kuptim ka drejtësi e barabartë kur Fullani është jashtë dhe Golemi në burg

mesilaVendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në burg Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi dhe dhënien e arrestit shtëpiak për Guvernatorin e arrestuar Ardian Fullani ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes demokrate Mesila Doda.

Deputetja demokrate shtron pyetjen se cfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë kur Golemi është në burg dhe Fullani është jashtë.

“Para disa muajsh ishim së bashku me zonjat e tjera të Parlamentit në burgun e grave. Shqetësimi i tyre më i madh ishte pamundësia për një drejtësi të barabartë dhe trajtim të njëjtë me burrat.

Nisur nga ky shqetësim u bë një punë e mirë për të futur gratë në listën e amnistisë së vjetshme. Po sot cfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë???

A ka kuptim Elivar Golemi në arrest me burg ndërsa Fullani është jashtë??? Nuk ka as rrezik publik e as mundësi për të tjetërsuar provat zonja Golemi, ndaj justifikim për trajtim ndryshe nuk ka”, shkruan deputetja demokrate Mesila Doda ne rrjetin social Facebook.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment