Dita e tretë e shkollës….

dita e pare e eshkolelsÇdo ditë të parë shkolle na ka prekur një emocion krejt i veçantë, emocioni i të ardhmes, në atë moment po prek historinë e asaj që do jesh. Kur je fëmijë shikon me bisht syu prindin a po ndjehet ai krenar për ty, kur je prind drithërohesh si po ndjehet fëmija yt. Dita e parë e shkollës duket sikur të bën të prekësh me dorë të paprekshmen, aty po shënohet e ardhmja e fëmijës dhe për rrjedhojë dhe e vetes.
Megjithë përpjekjet tona, të cilat duhet thënë që tek shqiptarët janë heroike si prindër, për të dhënë maksimumin për shkollimin e fëmijëve, në ditën e tretë dhe në ditën e tridhjetë e tretë apo të njëqind e tridhjetë të shkollës, ajo çka i ofrohet fëmijëve është larg formimit të shëndetshëm të vërtetë të tyre.

Në debat e sipër për këtë çështje jetike, formimin e vërtetë të fëmijëve tanë, dikush ndaloi dhe tha : “e ç’mund të bëhet më shumë me kaq pak sa kemi, këto kapacitete kemi..”
Njëlloj si me Shqipërinë tonë ku kur duhet të justifikohet dështimi thuhet që s’kemi para, ndërsa jemi ndër vendet më të bekuara në planet, ashtu dhe në këtë dimension me një fjalë “kaq kemi” justifikojmë jo vetëm një dështim të sotëm por akoma më shumë një dështim të së nesërmes.
Familja shqiptare përpiqet ta rekuperojë, shumica sakrifikojnë që përveç shkollës ti çojnë fëmijët nga një kurs në një tjetër nga një godinë në një tjetër, ndërsa më trishtion kjo pamje prej “kutish” ku fëmija jeton ditën e vet.

Ndërsa bota e zhvilluar, shton orët e fiskuturës, shton palestrat, shton orët e krijmtarisë, shton konkurset, shton skuadrat e futbollit, basketbollit, valejbollit apo heq çdo coca-cola e ushqime të konservuara të dëmshme për fëmijët obezë që po shtohen dita ditës, dhë kërkon nga mësuesi komunikim të lirshëm dhe human, në bëjmë të kundërtën. Shtojmë orët e mësimit, i vëmë në dispozicion patatina e soj soj ushqimesh të pashëndetshme nëpër hekurat e shkollës dhe baret brenda ndërsa gara zhvillohet për veshjen e mirë, celularin më të avancuar e të tjera si këto; në përfundim e lëmë fëmijën me orë ulur pa i dhënë atij kënaqësinë e dijes si një shije e jetës jo vetëm si një detyrim. E nuk mjafton me kaq disa fëmijë e bëjnë shkollën “natën” e flenë ditën.

E ndonëse jemi “djegur” gjatë nga kjo metodë gati antihumane, nuk po ndryshojmë asgjë. Fëmijët tanë po shpërdorojnë energjitë e etapës tyre të jetës jo vetëm në mungesë të sportit aktivitetit krijues por edhe duke u përpjekur të përkthejnë për mirë shtrembërimet në tekste.

Sot thuhet: “..nuk është e thjeshtë të ndryshosh atë që është bërë keq….” dhe me këtë “lahet” e sotmja dhe e nesërmja; por nuk është aq e vështirë, ju siguroj. Gjen mënyra për të ulur orët e mësimit dhe për të shtuar ca palestra, gjen mënyra për të krijuar skuadra sporti dhe konkurse kreative, gjen mënyra për të mbajtur mësuesit e aftë dhe të lësh në listë pritje qoftë edhe mnilitantët e tu. Gjen mënyra për të hequr dy tre tregime absurde dhe të rrezikshme nëpër tekste, mjaft ti lexosh një herë!!

Gjen mënyra, Mjafton ta shohësh si për fëmijën tënd dhe gjen mënyra për ta bërë.

Por nëse mendon që fëmijën tënd mund ta shpëtosh dhe ta dërgosh jashtë vendit, apo në një shkollë të huaj të shtrenjtë këtu, ndërsa tjerët thjësht të vuajnë inercinë e momentit, atëherë tjetër gjë është e vështirë, jo ndryshimi.

Nga Grida Duma

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment