Disa arsye pse ndjejmë gjithnjë të ftohtë

ftohteCilat jane arsyet kryesore pse gjithmone ndjejme te ftohte, nuk mund te ndjejme te ngrohtin dhe kurrsesi te dalim nga shtepia pa u veshur shume trashe? Ja disa arsye te mundshme:

-Gjendrat tiroide te ngadalesuara:

Mungesa e hormoneve ne gjak ngadaleson metabolizmin baze per rreth 40 per qind. Prandaj, nese gjendrat tiroide punojne ngadale, ju mund te keni me ftohte sesa njerezit e tjere perreth jush.

-Ju mungon hekuri:

Hekuri eshte i domosdoshem ne “transportin” e oksigjenit deri te qelizat, te cilat me pas marrin pjese ne krijimin e energjise. Mungesa e hekurit mund te jete shkaktar i ndjenjes se perhershme te te ftohtit, e nese qelizat nuk prodhojne sasine e duhur te energjise, nuk mund te ngrohemi mjaftueshem. Prandaj, nevojitet qe ne ushqim te perfshini me shume mish te kuq, fasule, veze.

-Mungesa e gjumit:

Nese shkoni naten vone ne gjume dhe nuk flini mjaftueshem, trupi juaj do te jete i lodhur, ndersa sistemi nervor, i cili merr pjese ne rregullimin e peshes trupore do te çrregullohet. Prandaj, shkoni te flini heret qe te plotesoni oret e nevojshme te gjumit.

-Jeni teper te dobet:

Indi dhjamor luan rolin e izoluesit, e nese nuk e posedoni ne sasi te mjaftueshme, me siguri qe do te jeni me te ndjeshem ndaj te ftohtit. Por, nuk duhet ta teproni me ushqime, merruni nga pak edhe me aktivitete fizike.

-Jeni nen stress:

Stresi i perhershem ndikon keq ne organizmin ne pergjithesi, duke e dobesuar ate. Stresi akut mund te ndikoje te keni thembra te ftohta, sepse shton sekretimin e adrenalines, hormon ky qe tkurr enet e gjakut.

Submit a comment