Detyrat funksionale dhe morale të opozitës

opozitaAnalizë dhe analistë pa fund. Kjo është situata aktuale në një shtet si Shqipëria, ku politika është serumi i përditshëm. Duket sikur mungesën e gjërave më jetike që kemi i zëvendësojmë duke mbushur shpirtin dhe mendjen me zhvillime politike, ashtu si serumi që zëvendëson mungesën e vitaminave dhe vlerave ushqyese në trup. Analiza, ka edhe ajo rëndësinë e saj por duhet të shërbejë në mbrojtje të kauzës publike dhe jo për mbrojtjen e kauzës politike. Analiza nuk mund të synojë vetëm pushtetin por edhe opozita ka nevojë për t’u analizuar dhe kritikuar, kjo vlen për cilëndo parti.

Albert Einstein ka thënë: “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar; jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ato dhe nuk bëjnë asgjë.” Duke iu bazuar kësaj thënieje kuptojmë se opozita nuk është aty thjesht për t’u kacafytur mediatikisht me pozitën, por të sigurohet se qeveria po bën punën e saj. Të mos harrojë se në qeverisjen e vendit ka përgjegjësi pothuajse të njëjta me mazhorancën. Një qeveri nuk mund të miratojë asnjë projektligj pa miratimin dhe votën e deputetëve opozitarë në parlament. Ne njerëzit e thjeshtë kemi koncept tjetër për opozitën, e shikojmë atë si forcën që duhet të ofendojë atë që drejton, nuk e shohim si forcën që shumë prej nesh e ka votuar. Kjo sepse para se ta votonim, menduam se ajo do të fitonte dhe kaq. E vërteta nuk është ashtu, ata i morën votat që nëse nuk fitojnë, të paktën të shtyjnë fituesit të bëjnë gjënë e duhur. Nuk po themi të ndihmojnë pushtetin në realizimin e objektivave sepse kjo në Shqipëri s’ka ndodhur dhe nuk po ndodh. Kujtojmë këtu rastin kur ndërkombëtarët kërkonin miratimin e tre ligjeve si kusht për marrjen e statusit kandidat dhe opozita e atëhershme nuk pranonte. Apo të tashmen kur sërish Brukseli kërkon bashkëpunim dhe opozita vazhdon bojkotin parlamentar, për shkak se nuk po gjen rrugën e duhur të bashkëpunimit.

Në sistemet demokratike nuk ka vetëm marrëdhënie mes qeverisë dhe shumicës parlamentare. Kjovlen edhe për qëndrimin e opozitës ndajqeverisë dhe shumicës qeveritare. Ndërsa koncepti i opozitës është: Opozita përbëhet nga ato parti, të cilat janë në shumicë në parlamentin përkatës dhe që kanë për detyrë ta kontrollojnë dhe ta kritikojnë qeverinë, si dhe të paraqesin alternativa kundrejt saj. Kjo nuk do të thotë që të kundërvihen sa herë që qeveria propozon diçka. Kjo tregon aftësinë e opozitës në dallimin e vendimeve të gabuara që ndërmerr qeveria dhe në propozimin e alternativave më të mira. Opozita nga ana funksionale ndahet në opozitë konkuruese dhe opozitë bashkëpunuese.

Opozita konkurruese tek ne, është opozita që më shumë se rëndësisë së zhvillimeve më të rëndësishme në vend i kushton rëndësi të madhe pozicionit të vet. Ajo mendon shumë për zgjedhjet e ardhshme dhe harron këtu të tashmen. Në realitet të jesh konkurrues është diçka shumë e mirë. Kuptimi i konkurrencës në rastin e opozitës është të dalloj pikat e dobëta të qeverisë, të propozojë zgjidhje me argumenta dhe të vendosi në dukje planet e saj. Rezultati i kësaj vjen vetë në zgjedhjet e ardhshme. Në Shqipëri konkurrenca nga cilado parti është kuptuar si lufta e sharjeve dhe ofendimeve dhe pritja e rezultateve për ofenduesin më të mirë.

Opozita bashkëpunuese në anën tjetër nuk mendon në rend të parë në zgjedhjet e ardhshme. Për atë është më erëndësishme paraqitja e pikëpamjeve të saj, jo vetëm si alternativëkundrejt vendimeve të qeverisë, pormundësisht edhe me qëllim të inkuadrimit sa më tëmadh në vendimet konkrete ligjore. Si koncept është i ditur nga çdo politikan në Shqipëri. Por për zbatimin e saj, vështirë se gjen dikë të dalë vullnetar. Nëse praktikohet një sjellje e tillë e opozitës, atëherë puna kryesore parlamentarezhvillohet gati tërësisht nëkomisione, ndërsa plenumi, i parashikuar për paraqitjen epozicioneve të ndryshme të shumicës dhe pakicës, ehumb funksionin e tij. Këtë duhet ta dijë çdo lider dhe madje çdo komponent politik sepse gjatë jetës politike duhet të jetë gati për përdorimin e votës dhe jo për shpërdorimin e saj në rast fitoreje dhe humbjeje.

Sipas HeinrichOberreuter, përzierja nga veprimet konkurruese dhe kooperative të opozitës qëndron në konsekuencën edetyrave të opozitës në sistemin parlamentar të qeverisjes me treshen e famshme “kritikë, kontroll, alternativë”. Kjo është baza e opozitë-bërjes në çdo sistem qeveritar demokratik. Kontrolli është mbikëqyrja që i bëhet qeverisë në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit. Kritika nuk duhet të kuptohet si grindje dhe kundërshtime pafund, por ajoduhet të përfshijë dhe bashkëpunimin konkret për përmirësim tëpropozimeve të qeverisë. Alternativa është zgjidhja që i jepet qeverisë në rast ngërçi politik dhe ekonomik dhe jo të mbahet sekret për të pritur momentin kur të marrësh qeverinë. Këto detyra duhet që të zbatohen nga opozita si në parlament dhe kundrejt sovranit që e voton atë.

Detyrat morale konsistojnë në detyrat humane që duhet të ketë çdo individ në politikë. Në momentin që hedhin kandidaturë për t’u zgjedhur duhet të marrin parasysh përgjegjësinë që kanë mbi supe. Nëse nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshimin të paktën të ngrejnë zërin për të mirën e përbashkët. Por a e kupton dot këtë një politkan? A arrin ai të mendojë për të tjerët ku pluhuri i pasurisë dhe i arritjeve personale u ka zënë sytë e veshët? Duke mos u bazuar tek demokracia vazhdojnë e flasin për të pafund. Të mendosh se ata janë përfaqësuesit ideal të saj. “Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një pesë-minutësh muhabet me një votues të zakonshëm”.Një shprehje e Wiston Churchill ku më shumë se një filozofi e thellë është një këshillë për çdo politikan. Nëse vërtetë mendojnë se janë aty ku janë si përfaqësues të demokracisë dhe nuk e kuptojnë atë, atëherë të vihen njëherë në situatën e popullit të thjeshtë, sepse populli i thjeshtë përbën opozitën më të madhe në çdo sistem demokratik.

Përgatiti: Gazmend FEKOLLI

Submit a comment