Dëshmia që prangosi Ardian Fullanin

Arrestimi i Guvernatorit Fullani dhe Inspektores Golemi erdhi pas tre dëshmive të rëndësishme të dhënë këtë të premte në Prokurorinë e Tiranës. Ish-inespektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Teuta Baleta dhe dy anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi dhe Eda Golemi dëshmuan këtë të premte për disa orë me radhë në Prokurorinë e Tiranës. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë deklaruar se Guvernatori Fullani në cilësinë e administratorit të Bankës Qerndrore ka anashkaluar një sërë problematiklash të fshaqura në sigurinë dhe funksioninim e Departamentit të Thesarit, i cili drejtohej nga Dorian Çollaku, tashmë i arrestuar. Sipas dëshmisë së znj.Meksi, siguria dhe funksionimi i Departamentit të Thesarit, aty ku ndodhi dhe vjedhaj ishin përgjegjësi e Departamentit të Sigurisë, strukturë kjo në varësi direkte të Inspektores së Përgjithshme, Elivar Golemi.

Ky është rasti i parë në Shqipëri që Guvernatori i Bankës Qendrore arrestohet për shpërdorim detyre. Në vitin 1999 u konstatua vjedhja e arit në Thesarin e Shtetit, por asokohe u arrestuan vetëm disa banorë të zonës së Krrabës në periferi të kryeqytetit. Arrestimi i Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit e çon në 19 numrin e personave të arrestuar si përgjegjës për skandalin e vjedhjes së 7 milion dollarëve në Bankën e Shqipërisë
investigim.al

Submit a comment