Deputeti i VV: Nuk mund të vendosë Serbia për fatin e Kosovës

94124Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, nuk duhet të vazhdojë të jetë pengesë e Republikës së Kosovës, pengesë e barazisë dhe bashkëjetesës përbrenda Kosovës, dhe nuk duhet të jetë pengesë që Kosova të jetë e barabartë me vendet tjera. 

Kështu ka deklaruar Visar Ymeri, nënkryetar i Vetëvendosjes, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, kur është pyetur se çfarë duhet të presë Serbia nëse Lëvizja Vetëvendosje udhëheq bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Serbia nuk guxon të vendosë për qëndrimet e Qeverisë së Kosovës dhe për formimin e institucioneve të republikës sonë”, ka theksuar më tej Ymeri. 
Ymeri ka thënë se deri më tani është zhvilluar dialog i mbyllur diplomatik, që është zhvilluar larg syve të opinionit. 

Sipas Ymerit, me këto bisedime nuk janë normalizuar raportet në mes të dy vendeve, por vetëm ato në mes të, “kryeministrit në largim, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq” është shprehur Ymeri. 

“Historia e Kosovës ka qenë histori e tentimit për t’u çliruar nga okupatori serb, e jo luftë kundër serbëve”, përfundon deputeti Ymeri. 

Submit a comment