Deputeti i BDI: Bën thirrje të mbrohet Radika, devijimi prek të gjithë shqiptarët

Ramiz MerkoDeputeti i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Kuvendin e Maqedonisë, Ramiz Merko, flet për  “Ora News” për çështjen e lumit Radika.

Sipas tij, lumi Radika dhe devijimi i tij është kthyer në një çështje kombëtare për të gjithë shqiptarët.

“Dëm kombëtar që të devijohet lumi i Radikës, për interesa ekonomike, për të mos thënë edhe politike”, – tha Merko.

Nga ana tjetër, Merko tha se devijimi i lumit Radika do të mbrohet me çdo kusht.

“Një devijim i lumit Radika , në dëm të ekostistemit, i cili është në atë pjesë, nuk do të lejohet” – deklaroi deputeti i PDI-së, Ramiz Merko.

Sipas deputetit të BDI-së kjo çështje duhet zgjidhur me mënyra demokratike dhe jo të kalohet në protesta, apo forma të dhunshme kundërshtie.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment