Deklarata përfundimtare e Asamblesë së Unionit të Dijetarëve Musliman

asambleaDeklarata përfundimtare e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Botërorë të Dijetarëve Musliman e mbajtur në Stamboll

Në emër të Allahut, Mëshiruesit dhe të Gjithëmëshirshmit,
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh, përshëndetjet dhe selamet tona qofshin mbi Profetin s.a.v.s, mbi shokët e tij dhe familjen e tij të pastër.
Deklarata përfundimtare e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman e mbajtur në Stamboll, me 24-26 Sheval- 1435h, e që korrespondon me 20-22, Gusht-2014.
Seancën e saj, Asambleja e Përgjithshme, e filloj me recitimin e disa vargjeve nga Kurani.
Pastaj fjalimin përshëndetës e mbajti Prof. Dr. Ali Muhijidin Kure Dagi, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Dijetarëve Mysliman, i cili fillimisht e falënderoj Turqinë, udhëheqësin, presidentin dhe popullin e saj për mikpritjen po ashtu falënderojë të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e tyre dhe sakrificën e tyre gjatë udhëtimit, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në suksesin e këtij takimi . Ai, në fjalimin e tij, po ashtu një përkujdes të veçantë ia kushtojë më shumë të arriturave që ka bërë ky Union gjatë punës së tyre, pastaj edhe në politikat e këtij Unioni si përpjekje për konsolidimin e kurrikulës së mesatarismit në përpjekje për të bashkëjetuar në paqe dhe pajtueshmëri ndër-njerëzore dhe të thirrjes në rrugën e Allahut xh.sh. Po ashtu, gjatë fjalimit të tij, ai foli edhe për sfidat dhe peripecitë e brendshme dhe të jashtme me të cilat është ballafaquar bota Islame. Në fund ai foli edhe për rolin e dijetarëve mysliman në ngritjen dhe mëkëmbjen e komunitetit mysliman.
Më pas vazhduan edhe fjalimet e të pranishmëve, siç ishte ai i Ihsan Hundusit e të tjerëve, të cilët falënderuan dijetarët e pranishëm si dhe vunë në pah rolin dhe rëndësinë e dijetarëve dhe të vetë Unionit në shërbim të botës islame. Po ashtu edhe zv. Presidenti i Unionit, Prof. Dr. Ahmed Rejsuni foli për rëndësinë e Unionit dhe se ai është organizata e vetme botërore që merret me çështje shkencore dhe fetare që janë në interes të botës islame.
Po ashtu edhe Rashid Ganushi, Ndihmës Sekretar i Unionit, foli po ashtu për rolin dhe rëndësinë e dijetarëve në përhapjen e parimeve të drejtësisë dhe lirisë, në parandalimin e robërisë dhe të tiranisë si dhe në përhapjen e kulturës së Shuras ( Këshillit Konsultativ ) dhe demokracisë.
Pastaj në fjalimin e palestinezëve, e që u mbajt nga Salih Aruri, u fol për rreziqet që po i kanoset Palestinës në përgjithësi dhe Gazas në veçanti nga luftërat barbare raciste, bllokadës vdekjeprurëse, zgjidhjet e padrejta që po i ofrohen, sionizmin e Kudusit, si dhe imponimin që po i bëhet ndarjes së Xhamisë së Aksas, në aspekt kohorë dhe vendorë.
Prof. Dr. Mehmet Salih Gyrmez, po ashtu foli për rëndësinë dhe rolin e dijetarëve dhe të vetë Unionit por po ashtu ai foli edhe për rrezikun e dhunës dhe të terrorizmit, sulmin që po u bëhet vendeve të shenjta, po ashtu ai sqaroj edhe rolin dhe përpjekjet që i ka bërë Ministria e Çështjeve Fetare në fushën e paqes ndër-shoqërore, e po ashtu ai shprehu edhe gatishmërinë e kësaj Ministrie për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian në mënyrë që të arrijnë realizimin e planeve të përbashkëta ndërmjet tyre.
Po ashtu edhe vetë Presidenti i Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman, Dr. Jusuf Kardavi, në fjalimin e tij foli për formën, historikun, rolin, rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ekzistencës së vetë Unionit. Ai po ashtu foli edhe për domosdoshmërinë e kujdesit ndaj femrës, për domosdoshmërinë e inkuadrimit të femrës në shoqëri, rolin e saj në prezencën e saj në xhami si dhe për rolin dhe rëndësinë e përhapjes së kulturës së thirrjes në rrugën e Allahut xh.sh.
Ai po ashtu kërkojë prej të gjithë anëtarëve të Unionit që ti kushtojnë kujdes të veçantë thirrjes në rrugën e Allahut xh.sh duke i këshilluar ata që kjo të bëhet me urtësi dhe predikim të bukur si dhe duke bashkëpunuar tërësisht me Unionin dhe duke iu përmbajtur plan-programeve dhe udhëzimeve të këtij Unioni.
Fjalimin e tij e përmbylli me një falënderim të veçantë për Presidentin e posa zgjedhur të Turqisë, Prof. Dr. Rexhep Taib Erdogan, për Qeverinë Turke dhe për vetë popullin turk.
Fjalimi përmbyllës, në seancën e hapjes së kongresit të Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman, të mbajtur nga Dr. Emruallahu, zv. Kryeministri dhe përfaqësues i zyrës së presidencës në këtë konferencë, foli për disa çështje shumë të rëndësishme. Në mesin e atyre çështjeve foli edhe për qëndrimin e Turqisë në mbështetje të popujve të shtypur, të popujve minoritare, me çështjet që janë në interes të myslimanëve dhe çështjeve të drejtësisë në mbarë botën.
Pastaj Kuvendi dëgjoj edhe raportin e sekretariatit që raportojë për veprimet dhe angazhimet që ka pas Unioni përgjatë katër viteve të kaluara.
Diskutimi i gjerë dhe shqyrtimin e raportit të cilin më pas e miratoj pasi që e mori në konsideratë edhe vërejtjet e parashtruara nga anëtarët e vetë Unionit dhe kjo u bë në tri seanca.
Po ashtu Bordi Administrativ kishte paraqitur edhe pikat e rendit të ditës për shqyrtim dhe miratim, e që pas përmirësimit të tyre janë paraqitur ashtu siç janë të regjistruara në regjistrat bazë, dhe që u miratuan nga ana e Kuvendit dhe më pas filloj edhe konferenca. Në fillimin e saj u diskutua për rolin dhe rëndësinë e avancimit të dijetarëve në mënyrë që të bëhet sa më mirë ngritja e vetëdijes tek popujt. E në fjalën e tij hyrëse, Presidenti i Unionit të Dijetarëve, iu drejtua anëtarëve të këtij Unioni dhe njëherësh paraqiti para tyre edhe disa akse.
Aksi i parë: Roli i dijetarëve në lidhje me metodën e konsolidimit të moderimit dhe ripërtrirjes.
Aksi i dytë: Roli i dijetarëve në ruajtjen e identitetit islam.
Aksi i tretë: Roli i dijetarëve në bashkëveprimin me mjetet e informimit, mediat dhe rrjetet tjera sociale në mënyrë që të mund të i përdorin për vetëdijesimin dhe ngritjen e komunitetit mysliman.
Aksi i katërt: Roli i dijetarëve në ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe mbështetjen e unitetit dhe të bashkëpunimit ndërmjet myslimanëve.
Aksi i pestë: Roli i dijetarëve në kontrollimin e fetvave dhe racionalizimin e ligjërimit islam.
Aksi i gjashtë: Roli i dijetarëve në mësimdhënien e shkencave fetare dhe mësimin fetar në përgjithësi në botën islame ( Realitetin dhe aspiratat e tij ).
Aksi i shtatë: Roli i dijetarëve në dhënien e mundit të tyre, në shërbim të çështjeve fetare, nëpërmjet ligjeve ndërkombëtare.
Po ashtu ishin edhe disa akse të veçanta për Palestinën në përgjithësi dhe për Kudsin në veçanti e që për diskutimin e tyre ishte ndarë kohë e veçantë në paraditen e ditës së tretë të këtij kongresi. Ndërsa rendi i ditës së kësaj flete-pune ishte ndarë në dy seksione:
Seksioni i parë: Diskutimi i flete-punës që kishin të bënin me aspiratat e vendeve dhe popujve mysliman.
Seksioni i dytë: Diskutimi i sugjerimeve dhe formulimin e këtyre akseve që janë paraqitur edhe në aneksin e deklaratës përfundimtare. E që ka të bëjë me propozimet dhe përfundimet që kanë të bëjnë me rolin e dijetarëve ringritjen e komunitetit, mbështetjen e tyre dhënë ruajtjes së identitetit fetar, kosolidimin dhe saktësimin e koncepteve të keqkuptuara rreth islamit. Si dhe autoksinë e udhëzimit të kësaj feje të pastër si dhe në rinovimin e të menduarit fetar dhe mësimeve fetare duke bërë të mundur që të zgjedhin problemet e kohës konform dispozitave dhe qëllimeve të islamit. Po ashtu u kërkua që këto të hartohen në projekte praktike duke bërë të mundur zgjidhjen e problemeve të komunitetit mysliman, realitetit të tyre dhe ngritjen e tyre në pozitën e merituar.
Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman, do të vazhdoj të mbështes dhe të punoj në realizimin e të gjitha këtyre planeve, projekteve dhe konkluzione në projektet dhe planet e tij në të ardhmen duke mundësuar realizimin e tyre sipas mundësive dhe duke shpresuar që tërë ky angazhim të sjellë edhe frytet e saja të begatshme në rimëkëmbjen e komunitetit mysliman.
Unioni, po ashtu, i bërë thirrje edhe organizatave, personaliteteve dhe dijetarëve të profileve të ndryshme dhe të mbarë botës islame që të bashkëveprojnë me Unionin në mënyrë që të ndihmojnë në realizimin e këtyre planeve dhe projekteve të parapara.
Asambleja e Përgjithshme e Unionit seancën e saj e vazhdoj me mbajtjen e një sesioni të veçantë për të bërë përzgjedhjen e presidentit të Unionit dhe tre zëvendësve të tij, e që prapë u rizgjodh Prof. Dr. Jusuf Kardavi, si President i Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman. Përzgjedhja e tij u bë në mënyrë unanime dhe me aklamacion, e që më pas vetë Presidenti bëri propozimin e tre zëvendësve të tij e që ishin: Ahmed Rejsuni, Ahmed Halili dhe Abdulhadi Avan. E që më pas u bë edhe miratimi i tyre veç e veç nga asamblistët pjesëmarrës.
Pastaj filluan edhe votimet e fshehta për të bërë përzgjedhjen e 30 anëtarëve të Bordit. E që për procesin e votimit ishte formuar një komision neutral i kryesuar nga Prof. Dr. Ahmed Ravi dhe që bëri leximin e 71 anëtarëve të propozuar dhe të shoqëruar me pjesëmarrjen e tyre në podium, e që më vonë u bë edhe votimi dhe përzgjedhja e 30 anëtarëve të bordit e që emrat e tyre janë shënuar në fund të kësaj deklarate.
Kuvendi pastaj shqyrtoj edhe gjendjen dhe krizat ndaj të cilave është ekspozuar dhe vazhdon të ekspozohet komuniteti mysliman duke e vënë në rrezik ekzistencën dhe të ardhmen e tij si dhe u shfaq indinjatë e thellë për gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar bota islame.
E pas tërë këtyre diskutimeve dhe shqyrtimeve që u bënë, të pranishmit ranë dakord për çka vijon:
– Maksimizimi i shenjtërisë së gjakderdhjes:
Me të vërtetë ajo që është e njohur domosdoshmërishtë nga feja është edhe vetë maksimizimi i shenjtërisë së gjakut dhe të vrasjes në mesin e myslimanëve. E që argumentet që flasin rreth kësaj çështje janë të shumta dhe nisur nga ky fakt, Unioni i Dijetarëve Mysliman vije në përfundim se:
1-Pa-lejueshmërinë në formë decidive të asaj që po e bëjnë disa grupe të devijuara dhe të çoroditura, myslimane apo jomyslimane, duke bërë vrasjen e të pafajshmëve nën pretekstin e urrejtjes sektare, apo nën pretekstin e një shteti islam të Kalifatit që i është kundërvënë tagutëve dhe tiranëve pushtetarë. Si dhe të veprimeve që janë duke bërë si vrasja, shkatërrimi, zhvendosja, vënia e armëve në gjokset e të pafajshmëve dhe të qytetarëve civil e që dijetarët të gjitha këto veprime i konsiderojnë si vepra penale dhe të ndaluara fetarisht. Po ashtu këto veprime konsiderohen se janë përtej fesë së pastër, të mëshirshme dhe të drejtë si dhe në kundërshtim të plotë me mësimet profetike dhe të konsensusit të dijetarëve. Po ashtu këto veprime prapa veti bartin edhe pasoja dhe dëme të mëdha në shtrembërimin e imazhit të islamit dhe të myslimanëve, si dhe janë pengesë e madhe në afrimin e njerëzve drejt rrugës së Allahut xh.sh.
2-Me të vërtetë krijimi i një shteti islam të Kalifës nuk është çështje që i takon ndonjë grupi që e pretendon një gjë të tillë por është një e drejtë që i është besuar komunitetit mysliman, dijetarëve mysliman dhe përfaqësuesve të këtij komuniteti andaj edhe dijetarët mysliman që ishin pjesëmarrës në këtë kongres u drejtohen me një këshillë të sinqertë të gjithë të rinjve mysliman që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla që nuk janë të bazuara në asnjë burim autokton të Islamit, e as në ndonjë metodologji të konsiderueshme të jurisprudencës islame që merret me qëllimet e islamit, dhe që të mos e takojnë Zotin e tyre dhe ndërgjegjja e tyre të jetë e mbushur me gjak te të pafajshmëve mysliman si dhe të kthehen tek dijetarët besnik për të sqaruar dispozitat fetare.
– Sfidën e përçarjes dhe mospajtimit:
Dijetarët e Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman e shprehin keqardhjen e tyre të rënd për atë që po i ndodhë komunitetit mysliman nga përçarja dhe mospajtimi që qoi në dështimin dhe humbjen e peshës së tyre, si dhe në hapjen e një dere të madhe të kaosit shkatërrues si në njerëz, po ashtu edhe në urbanizëm dhe shtete të tëra duke ia mundësuar armiqve të tyre dhe të islamit që të thellojnë këto plagë, të shkelin sovranin e tyre, të grabisin pasurinë e tyre dhe të godasin popujt ndërmjet veti.
Dijetarët konfirmojnë edhe një herë domosdoshmërinë e unitetit rreth fjalës unike dhe unifikimin e fjalës rreth unitetit, domosdoshmërinë e kapjes dhe mbajtjes për litarin e Allahut xh.sh dhe obligueshmërinë e pakontestueshme të kthimit të unitetit dhe të unifikimit në mes të myslimanëve dhe se një gjë e tillë është prej obligimeve parësore fetare dhe prej atyre njohurive që duhet ditur medoemos nga feja. Kjo është një çështje që kërkon mbështetje, përkrahje dhe këshillim të ndërsjellë si dhe pranimin e mendimit të kundërt duke pas parasysh edhe menaxhimin, kulturën dhe edukatën e shprehjes së tij. E tërë kjo arrihet nëpërmjet këshillit konsultativ ( shuras), besimit në multilateralizmit ( llojllojshmërisë së mendimeve), me një angazhim dhe qasje paqësore ndaj mendimit të kundërt. E që në lidhje me domosdoshmërinë e unitetit dhe të unifikimit në mes të myslimanëve ka argumente të shumta.
– Domosdoshmërinë për një bashkëjetesë paqësore dhe komunikim kulturorë:
Dijetarët e pranishëm e konfirmojnë edhe një herë domosdoshmërinë e pranimit dhe të besimit në pluralizëm dhe hegjemonizëm të paprekur dhe pa të drejt cenimi si në aspekt fetar, po ashtu edhe në asket të besimit, të kulturave dhe të civilizimeve të ndryshme. Po ashtu konfirmojnë edhe ndalimin e përdorimit të çfarëdolloj force në zgjedhjen e problemeve ndërshtetërore dhe se e tërë kjo mund të bëhet duke u thirrur në një dialog të civilizuar në vend të përdorimit të çfarëdolloj force. Po ashtu një theks të veçantë ia vënë edhe të drejtës për të mbajtur një mendim të kundërt, të drejtës së përgjegjësisë, si dhe të drejtës mbi detyrat dhe obligimet.
Dijetarët po ashtu dënojnë edhe mbështetjen e marrë, nga regjimet totalitare, autoritare në rajon dhe të sistemeve të diskriminimit racor dhe okupimit brutal, të regjimit sionistë qoftë në aspekt material, ushtarak apo të përdorimit të vetos duke mundësuar kështu zhvillimin e një burimi ekstremist dhe terroristë e që është në kundërshtim me marrëdhëniet paqësore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Lindjes dhe të Perëndimit, si dhe në mes të feve dhe të civilizimeve të ndryshme të bazuara në thirrjen e pavdekshme të Zotit e që urdhëron në shkëmbimin e njohurive, kulturave dhe qytetërimeve ndërmjet popujve duke mundësuar kështu arritjen e një partneritetit humanitar.
– Domosdoshmërinë e rezistencës dhe kundërvënies së çfarëdolloj padrejtësie dhe tiranie me anë të mjeteve dhe metodave paqësore dhe të ligjshme:
Dijetarët, po ashtu konfirmojnë të drejtën e padiskutueshme dhe të patjetërsueshme të popujve në arritjen e lirive dhe në përcaktimin e së ardhmes së tyre. Nisur nga kjo duhet që të kundërvihemi ndaj çfarëdolloj tiranive, shfrytëzimi , pushtimi, padrejtësie mizore dhe çfarëdolloj arrogance, po ashtu duhet që të angazhohemi me të gjitha format dhe mënyrat paqësore dhe të ligjshme që të gjejmë mbështetje nga të gjitha forcat çlirimtare në mënyrë që të gjithë të gëzojnë të drejtën e tyre në përzgjedhjen e qeveritarëve të tyre, sistemit të jetesës së tyre dhe të shfrytëzimit të resurseve dhe pasurive të tyre duke qëndruar larg çdo force dhe tiranie të brendshme dhe ndaj çdo ndërhyrje dhe presioni të jashtëm.
– Në lidhje me çështjet politike të komunitetit dhe vendeve islame:
1- Çështja palestineze:
S’ka dyshim se çështja palestineze, është dhe do të mbetët, çështja kryesore për myslimanët që nga lindja e deri në perëndim të botës. E që sot është duke kaluar nëpër një fazë historike mjaftë kritike dhe vendimtare pasi që Kundsi është duke u ekspozuar ndaj sionizimit nga ana e sionistëve dhe të kërcënimit të vazhdueshëm nga ana e tyre për rrënimin e xhamisë Al-Aksa. Ata po ashtu janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të bëjnë ndarjen e tij në aspekt kohorë dhe vendor, po ashtu duke bërë edhe evakuimin dhe zhvendosjen e palestinezëve nga vendbanimet e tyre por që njëkohësisht nuk duhet harruar edhe vetë murin ndarës që ka paralizuar dhe bllokuar tërësisht lëvizjen e palestinezëve.
Dijetarët e Unionit po ashtu janë të një mendimi se ajo që ka ndodhur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe që po ndodhë gjatë ditëve të sotme në Palestinë, në përgjithësi, dhe në Gaza, në veçanti, duke bërë vrasjen e shumë civilëve të pafajshëm, shkatërrimin e shumë shtëpive, shkollave, xhamive dhe kampeve të Kombeve të Bashkuara është një krim kundër njerëzimit por që edhe kësaj radhe nuk e vuri në lëvizje asnjë organizatë apo shtet prej shteteve të mëdha në mbrojtje të civilëve të pafajshëm përkundrazi disa prej shteteve ishin vënë në mbrojtje dhe mbështetje të vetë pushtuesit sionistë kundër civilëve të pafajshëm dhe të heshtur palestinezë duke u bërë kështu pjesëmarrës dhe bartës të përgjegjësisë së krimeve që po ushtron pushtuesi sionist për më shumë se një shekull.
Në këtë kontekst, Unioni i Dijetarëve, konfirmon si vijon:
– Me të vërtetë Kudsi, me gjithë pozitën e tij fetare, kulturore, historike dhe të qytetërimit të lashtë, është zemra e komunitetit islam, adresë e dinjitetit të tyre dhe se të gjitha projektet çifute nuk do të arrijnë që të ndërrojnë këtë fakt pra nuk do të arrijnë që të ndërrojnë të qenit e Kudsit për myslimanët dhe arabët.
Ky besim ndaj Kudsit na shtynë neve që të gjitha fetvatë e dhëna nga dijetarët e ndryshëm dhe nga këshilla të ndryshëm të jurisprudencës islame të jenë nxitës për të dal në mbrojtje të Kudsit dhe të banorëve të tij me të gjitha mjetet dhe mundësitë e mundshme. E në veçanti kjo mbështetje duhet të jetë në sektor të ndryshëm të jetës dhe janë si një përpjekje për të mundësuar për banorët e Kudsit që të lirohen nga pushtuesi sionist.
– Nuk ka të drejtë asnjë individë apo subjekt që të përfaqësojë të drejtën e myslimanëve ndaj Kudsit, e po ashtu nuk ka të drejtë askush që të heq dorë qoftë edhe vetëm për një pëllëmbë të vetme në tokën e shenjtë të Kudsit.
– Unioni i bënë thirrje të gjitha qeverive, arabe dhe islame, që të bartin me dinjitet përgjegjësinë që u bie mbi supet e tyre për të mbrojtur çdo vend të shenjtë të myslimanëve. E prej mënyrave për të bartë këtë përgjegjësi është edhe dalja në mbrojtjen e tyre. Prandaj edhe duhet që të dalin në mbrojtje të popullit palestinez në Kuds të cilët janë të ekspozuar ndaj një çrrënjosje makabre nga ana e regjimit sionist, po ashtu Unioni bënë thirrje që të mos pranohet asnjë lloj imponimi që ka të bëjë me Kudsin dhe të mos bëhet mbështetja e shpërnguljeve që po u bëhet banorëve të Kudsit.
– Unioni po ashtu i bënë thirrje komponentëve të ndryshme të komunitetit mysliman, më në krye dijetarët e saj, që të japin tërë mundin e tyre për të parandaluar rrënimin apo ndarjen e xhamisë Al-Aksa dhe të bëhet parandalimi i pushtimit dhe terrorit ditor që bëhet atje.
– Me të vërtetë rezistenca ndaj okupatorit është një e drejtë e pakontestueshme në të gjitha ligjet fetare dhe njerëzore andaj edhe ne si Union i bëjmë thirrje instancave më të larta ndërkombëtare që të ruajnë armatimin e palestinezëve, në përgjithësi dhe të banorëve të Gazës në veçanti, pasi që kjo është një prej mënyrave të rezistencës kundër armikut dhe okupatorit sionist. Po ashtu demantojmë dhe denoncojmë çdo thirrje që bëhet për çarmatosjen e palestinezëve pasi që kundërvënia ndaj armikut me armë është një prej obligimeve fetare.
Andaj në këto momente historike nëpër të cilat është duke kaluar rezistenca palestineze, dijetarët e komunitetit mysliman duhet që të e mbështesin luftën e shenjtë dhe rezistencën e armatosur që po bëhet në Palestinë, në përgjithësi e në Gaza në veçanti, duke e pas parasysh se kjo rezistencë është mjaftë e guximshme. Po ashtu duhet të merret në konsideratë edhe durimi legjendar i kësaj rezistence dhe kjo të merret si një pikënisje, që me lejen e Allahut xh.sh, të bëhet çlirimi i vendeve të shenjta dhe të tokës palestineze. Andaj u bëjmë thirrje të gjitha instancave të shteteve islame dhe arabe, e në krye të tyre dijetarëve dhe udhëheqësve të tyre, që të vazhdojnë rrugëtimin e çlirimit të bashkuar dhe krah njëri-tjetrit derisa të mos falemi të gjithë si triumfues në xhamin Al-Aksa.
Unioni po ashtu e çmon lartë edhe përpjekjen për unifikimin e radhëve të rezistencës palestineze dhe unifikimin e tyre përpara armikut barbar sionist. Po ashtu, Unioni, i bën thirrje të gjithë bijve tanë në Palestinë që rrugëtimin e tyre ta bëjnë si një trup i vetëm sepse vetëm kështu do të arrijnë të realizojnë obligimin fetar.
2- Egjipti:
Dijetarët e kujtojnë edhe atë që ndodhi në Egjipt, ku u bë shkelje e rënd e të drejtave dhe lirive të njeriut pasi që u vranë, u burgosën dhe u persekutuan me qindra mija vetë. Po ashtu kujtojmë edhe torturat që u janë bërë të burgosurve dhe gjykimin e tyre me ekzekutim që po u bëhet nëpër gjykata absurde të dënuara edhe nga organizatat e të drejtave të njeriut vetë ndërgjegjja botërore.
Në këtë kontekst, dijetarët edhe një herë vënë në pah shenjtërinë dhe moslejueshmërinë e shkeljes së këtyre të drejtave. Po ashtu bëjmë thirrje që të lirohen të gjithë të burgosurit e pafajshëm të cilët nuk kanë bërë asgjë më shumë sesa ushtrimin e një të drejte të tyre të mbrojtur me të gjitha ligjet fetare dhe konventat ndërkombëtare. Po ashtu kërkojmë që sa më parë të bëhet ndalimi i ekzekutimit të lëshuara padrejtësisht kundër të gjithë të akuzuarve në Egjipt, e në veçanti kjo të bëhet ndaj dijetarëve, thirrësve dhe të rinjve të cilët janë e ardhmja e atij kombi dhe po ashtu të bëhet ndalimi i të gjitha gjykimeve të bëra padrejtësisht nën pushtetin e puçistëve ushtarak në Egjipt, që nga 3, Korriku, 2013 e tutje.
3- Jemeni:
Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman me shqetësim të thellë është duke e përcjell edhe situatën në Jemen. Andaj edhe shpreh indinjatën e saj për trazirat të cilat janë duke e kërcënuar sigurinë dhe jetesën e atij vendi. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë jemenasve që të miratojnë rezultatet e dialogut ndërkombëtar si një përpjekje për të ndërtuar një shtet modern e të standardizuar në mënyrë që të filloj të merr vendin e duhur në mesin e qytetërimeve moderne. Po ashtu u bëjmë thirrje të gjitha grupeve dhe atyre që janë në konflikt që tu japin përparësi interesave të përgjithshme të vendit ndaj interesave personale dhe të e ndalin derdhjen e gjakut dhe shkatërrimin e vendit.
4- Siria:
Askujt nuk i fshehët ajo që është duke ndodhur në Siri dhe se të gjithë e kanë kuptuar se ajo është një luftë sektare dhe një përpjekje për të asgjësuar sekte të ndryshme por që si pasoj e këtij konflikti kanë rënë viktima të pafajshme nga fëmijët, gratë, të moshuarit dhe të tjerë të pafajshëm. E ata që shpëtuan nga makineria vrastare u përfshinë nga makineria e zhvendosjes së tyre andaj Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman konfirmon siç vijon:
-Duhet që të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm dhe të gjitha ndërgjegjet e pastra në botë të vihen në krah dhe në mbështetje të popullit sirian të cilët janë duke u sprovuar me një regjim të paparë që po shkatërron çdo gjë që i del përpara dhe po shndërron çdo gjë në hi e pluhur.
-Unioni po ashtu u bënë thirrje të gjitha grupeve opozitare që të unifikojnë radhët e tyre në mënyrë që të mund të arrijnë të mposhtin armikun e tyre dhe të arrijnë realizimin e aspiratave të tyre në këtë luftë.
-Po ashtu u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të botës të cilat ende janë duke e mbështetur regjimin sirian që të ndalojnë nga një gjë e tille dhe të vihen në mbrojtje dhe mbështetje të opozitës siriane e cila padyshim se karakterizohet si një opozitë demokratike.
-Unioni, po ashtu bënë thirrje të gjitha shteteve në të cilat kanë shkuar refugjatë nga Siria që të ju dalin në ndihmë atyre dhe të i mbështesin ata me të gjitha gjërat e nevojshme si në fushën e shëndetësisë e po ashtu edhe të arsimit.
-Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë sirianëve që kanë shkuar si refugjatë në vendet fqinjë që të jenë të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj ligjeve dhe sisteme të atyre vendeve, e po ashtu të bashkëpunojnë me njerëzit e atyre vendeve në mënyrë që të ruajnë vëllazërinë e besimit dhe të mos bëhen assesi burim apo shkak i shqetësimeve dhe trazirave në ato vende.
5- Iraku:
Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman i bënë thirrje popullit irakian që të kthehen tek unifikimi i radhëve dhe po ashtu i bënë thirrje qeverisë së re irakiane që të mos ndjekë rrugën e të parëve të saj por të bëjë thirrje për një pajtim kombëtar. Të ndaloj aksionet e vrasjes dhe të burgosjeve masive, po ashtu duhet që të ua mundësoj sigurinë në vend banorëve të saj në mënyrë që të parandaloje vrasjet që janë duke u bërë. E në këtë kontekst, Unioni, konfirmon siç vijon:
– Kujdesin që i kanoset Irakut nga luftërat sektare e që po nxiten vazhdimisht nga disa grupe të cilat nuk e dinë rrezikun e këtyre luftërave dhe nuk e ndjejnë barrën e përgjegjësisë, e po ashtu as që e kanë në konsideratë ruajtjen e të drejtave të qytetarëve të Irakut.
– Unioni po ashtu bënë denoncimin dhe demantimin e disa dijetarëve të cilët në forma të ndryshme po e ngacmojnë lirinë e qytetarëve të Irakut dhe që po ua japin bekimin e tyre disa grupeve që po veprojnë atje.
– Po ashtu konfirmojmë nevojën dhe domosdoshmërinë e realizimit të barazisë ndërnjerëzore dhe të sigurisë së qytetarëve nga ana e qeverisë së re në Irak.
– Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman po ashtu dënon ashpër të gjitha veprimet që janë duke u ndërmarrë nga disa grupe siç janë vrasjet dhe shpërnguljet masive. Në këtë kontekst dënojmë ashpër veprimin që u ndërmor në një prej xhamive me që rast u vranë mbi 80 persona. Po ashtu dënojmë ashpër edhe vrasjet që janë duke u bërë në emër të identiteti apo të rebelimit sektar që po ndodhë në Irak.
6- Somalia:
– Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman përkrah hapat e ndërmarrë në Somali si përpjekje për të rindërtuar shtetin dhe institucionet e saj.
– Po ashtu bëjmë apel që në mënyrë urgjente të gjitha qeveritë arabe dhe islame, të gjitha organizatat dhe institucionet që merren me anën humanitare që të nxitojnë në uljen e varfërisë që ka kapluar atë vend dhe po shkak vdekjen e popullatës.
7- Xhibuti:
Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman përkrah bisedimet dhe dialogun në mes të qeverisë dhe të opozitës si dhe u bënë thirrje që të dyjave që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe një mirëkuptim të ndërsjellë në mënyrë që të realizojnë sigurinë kombëtare në vend.
8- Pjesa tjetër e botës myslimane, siç është Bangladeshi, që po vuan nga zgjedha e pushtetit autoritar qoftë ky i bazuar në diskrimin fetar apo racor. Ndërsa sa i përket Mianmarit dhe Afrikës Qëndrore, me të vërtetë Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman, nuk i ka mbyllur sytë dhe as që ka injoruar atë që është duke ndodhur atje, po ashtu na shqetëson fakti se këto vende nuk janë duke gjetur asnjë përkrahje dhe asnjë mbështetje, me përjashtim të disa vendeve të pakta. Unioni po ashtu thekson se çështjet e atyre vendeve janë pjesë e angazhimeve tona dhe se nuk do të kursejmë asgjë që tu dalim në ndihmë dhe ti mbrojmë ato vende me të gjitha mundësitë dhe format e mundshme dhe të lejuara. Po ashtu, Unioni, ju bënë thirrje të gjitha vendeve të botës që të dalin në mbështetje dhe në ndihmë të atyre vendeve në mënyrë që të realizohet ajo për të cilën po bëni thirrje siç është drejtësia dhe barazia ndërnjerëzore. E në veçanti, Unioni, i bënë thirrje Francës dhe qeverisë së saj që të bartë përgjegjësinë e saj dhe të mos lejojë që ky gjenocid ndaj myslimanëve të pafajshëm të atyre vendeve të ndodhë para syve të saj.
Ndërsa sa i përket Republikës së Kosovës, Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman, u bënë të gjitha qeverive arabe dhe islame si dhe të gjitha qeverive mike që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj që të bëjnë një gjë të tillë sa më shpejtë që të jetë e mundur. E po ashtu i bëjnë thirrje edhe OKB-së që të ndaj një ulëse të veçantë dhe me të drejta të barabarta për Kosovën si një shtet i pavarur dhe me një shumicë absolute myslimane.
9- Çështja e pakicave myslimane në vendet jo islame:
Unioni shpreh shqetësimin e tij rreth rrezikut që po ju kanoset pakicave etnike dhe fetare në shumë vende të botës. Po ashtu shpreh shqetësimin e saj rreth luftërave gjenocidale dhe të zhdukjes që po u ndodh këtyre pakicave duke i detyruar ata që detyrimisht të ndërrojnë fenë, gjuhën, kulturën dhe traditën e tyre. Pra në këto vende, këtyre pakicave është duke ju mohuar edhe e drejta më elementare e jetesës. E në veçanti mund të cekim gjenocidin që është duke u ndodhur pakicave në Afrikën Qendrore, në Mianmar, pastaj pakicave krishtere dhe jezide në Irak andaj ne si dijetarë e dënojmë në mënyrën më të ashpër të mundshme një gjë të tillë duke i llogaritur si veprime të ndaluara në fenë Islame. Por jo vetëm si të ndaluara por këto veprime llogariten edhe si veprime shkatërruese dhe degjeneruese të sistemit jetësorë në tokë. Andaj kërkohet prej çdo besimtari dhe prej çdo njeriu të ndërgjegjshëm që të i dënoj këto veprime dhe të rreshtohet në anën e këtyre pakicave të shtypura dhe të nxjerra pa asnjë të drejtë prej vendeve të tyre.
E në këtë kontekst, i këshillojmë të gjithë të pranishmit që kanë ardhur si përfaqësues të këtyre pakicave që tu përmbahen të gjitha ligjeve dhe sistemeve të këtyre shteteve duke mundësuar kështu ruajtjen e shtetësisë së tyre dhe duke kryer të gjitha obligimet dhe detyrimet tjera që kanë ndaj shteteve në të cilat jetojnë në mënyrë që të mund të arrijnë marrjen e të drejtave të tyre.
Po ashtu një falënderim të veçantë e drejtojmë tek të gjitha qeveritë dhe udhëheqësit e atyre vendeve që ua kanë mundësuar një jetesë të mirë dhe një liri fetare e mendore të gjitha pakicave që jetojnë në ato vende.
Përfundimi:
Konferenca u ndoq nga një numër shumë i madh i dijetarëve, thirrësve dhe personaliteteve të tjera me ndikim në mbarë botën. Ky numër ishte mbi 1mijë të pranishëm dhe ishte nga mbarë botë dhen nga të gjashtë kontinentet. E sa për ilustrim mund të cekim pjesëmarrjen e të gjithë myftive të ish-bashkimit sovjetik të Rusisë, pastaj përfaqësuesit e të gjitha pakicave myslimane në mbarë botën e që vetë kjo prezencë aludon në liritë dhe të drejtat që ata i gëzojnë në vendet e tyre.
Kjo prezencë kaq e madhe dhe kaq e larmishme, duke pas parasysh rrethanat nëpër të cilat është duke kaluar bota islame, dëshmon edhe një herë për metodologjinë e pranuar dhe të qëlluar të Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman dhe se ky Union është bërë referencë për myslimanët anë e mbanë botës si tek masa e gjerë po ashtu edhe tek dijetarët dhe mendimtarët e tyre.
Dhe krejt për fund, nuk na mbetët asgjë tjetër vetëm se në emër të Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman të falënderojmë në mënyrë të veçantë Turqinë, udhëheqësit e saj, qeverinë e sajë dhe popullin mbarë për mikpritjen e saj. Po ashtu falënderojmë edhe Emirin e Katarit dhe popullin e tij, dhe të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë dhënë kontributin e tyre në suksesin e këtij takimi. Allahu xh.sh ju shpërbleftë me mirësitë e Tij për mundin dhe kontributin tuaj.
Es-Selamu Alejkum ve rahmetullahi ve barekatuhu,
Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman,
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionin në fillim të sesionit të saj të katërt për vitet 2014-2018.
Mesazhi

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment