“Deklarata e Abu Dhabit”:Dialogu dhe bashkëpunimi, rruga e vetme e besimeve fetare në të mirë të njerëzimit


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Gulf News”

Një dokument i vëllazërisë njerëzore, i quajtur “Deklarata e Abu Dhabit”, është nënshkruar sot në Abu Dhabi nga Papa Françesku i Kishës Katolike, dhe Imami i Madh i Al-Azhar, Dr.Ahmad Al Tajeb. Dokumenti historik, u nënshkrua gjatë Takimit të Vëllazërisë Njerëzore, që përkon me Konferencën Globale të Vëllazërisë Njerëzore.

Në ceremoni morën pjesë Lartmadhëria e tij Sheik Muhamed Bin Rashid Al Maktum, kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtari i Dubait dhe Lartësia e Tij Sheik Muhamed Bin Zajed Al Nahjan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe zv/komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve.

“Sot, festojmë nënshkrimin e Dokumentit të Vëllazërisë Njerëzore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është gjithashtu një kënaqësi të shpall çmimin inaugurues të Vëllazërisë Njerëzore, dhe t’ia jap atë Papës dhe Imamit të Madh të Al-Azhar, për përpjekjet e tyre për të përhapur paqen globale”- tha Sheikh Muhamed.

Sheik Muhamed i përshëndeti dy miqtë e mëdhenj në takimin e Vëllazërisë Njerëzore, që sipas tij reflekton rëndësinë e pluralizmit dhe dialogut ndërfetar, për të mirën e njerëzimit. Sheik Muhamd Bin Raid, Sheik Muhamed Bin Zajed, Papa Françesku dhe Imam Ahmed Al Tajeb, vunë më pas gurët e themelit për ndërtimin e një kishe dhe xhamie të re, që do të ndërtohet krah për krah njëra-tjetrës në Abu Dhabi. Xhamia do të marrë emrin e Dr.Al-Tajeb, dhe kisha emrin e Papa Françeskut.

Në fjalën e rastit, kreu i Kishës Katolike, tha se vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe vjen “si një besimtar i etur për paqe, si një vëlla që kërkon paqe me vëllezërit e tij”. “Çdo formë dhune, duhet të dënohet pa hezitim”- tha më tej Papa, duke shtuar se asnjë dhunë nuk mund të justifikohet në emër të fesë.

Duke komentuar rëndësinë e dialogut ndërfetar, Papa Françesku nënvizoi:”Nuk ka alternativë:ne do ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, ose s’do të ketë të ardhme”. Duke marrë Emiratet e Bashkuara Arabe si shembull të një shoqërie tolerante dhe kohezive, Papa shpjegoi se “fara” e paqes përfshin “një bashkëjetesë vëllazërore, të bazuar tek arsimi dhe drejtësia, një zhvillim njerëzor të ndërtuar përmes gjithëpërfshirjes dhe të drejtave për të gjithë”.

Dialogu është apeli kryesor edhe i “Deklaratës së Abu Dhabit”. “Në emër të Zotit dhe të gjithçkaje të deklaruar deri tani; Al-Azhar el-Sharif dhe myslimanët e Lindjes dhe të Perëndimit, së bashku me Kishën Katolike dhe Katolikët e Lindjes dhe Perëndimit, shpallin miratimin e një kulture të dialogut si rrugë; bashkëpunimin e ndërsjellë si kod sjelljeje; dhe të kuptuarit reciprok si një metodë pune dhe standard”- thuhet ndër të tjetra në dokument.

 

Submit a comment