Deformimet e lindura, Shqipëria mes vendeve me përqindje të ulët

operacioniKirurgjia Maksilofaciale që rikuperon deformimet e lindura në fytyrë është e kushtueshme dhe e papërballueshme për xhepin e shqiptarëve, sidomos kur bëhet fjalë për operacionet jashtë vendit. Kjo pasi në Shqipëri ky sektor është ende i ri dhe paisjet janë të kushtueshme.

Shqipëria renditet si vendi me deformime të ulëta gjatë lindjes krahasuar me vendet e tjera. Kjo pasi nëse vendet e BE 1 në 700 lindje ka probleme faciale, vendi ynë e ka raportin 1 me 1000.

Gjatë konferencës “Kirurgjia OMF”, specialistët bënë apel që këto deformime të merren parasysh nga prindërtit pasi fëmija të mbushë katër muaj e gjysmë, pas kësaj moshe çdo lloj ndërhyrje është e lejuar dhe se në varësi të anomalisë faciale do të duhen disa të tilla për të rikuperuar deformimin e lindur.

Submit a comment