Davutollu: Sot ra maska e manipuluesve e provokatorëve

DavutolluSot është ditë feste, vëllezërit dhe bashkatdhetarët tanë janë përsëri me ne, tha Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu pas lirimit të diplomatëve turq dhe familjeve të tyre, të rrëmbyer 3 muaj më parë nga ISID.

Sot është ditë feste, vëllezërit dhe bashkatdhetarët tanë janë përsëri me ne, tha Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu pas lirimit të diplomatëve turq dhe familjeve të tyre, të cilët ishin rrëmbyer nga pjesëtarët e ISID, duke theksuar se vendi i tij me qytetarët e vet kujdesen edhe për njerëzit e rrezikuar në mbarë botën

“Zyrtarët e Qeverisë Turke do të linin funksionet e tyre po ta dinin se ky gjest do të parandalonte edhe lëndimin më të vogël në trupin e qytetarit të vet dhe jo vetëm kaq, do të sakrifikonim edhe më shumë vetëm se qytetarët tanë të mos pësojnë asnjë gjë”, tha Davutollu

Kryeministri turk tha se vendi i tij kujdeset për njerëzit në nevojë në mbarë botën, këtë e tregon pranimi i refugjatëve nga Siria dhe vende të tjera, duke i mbajtur hapur dyert për njerëzit që largohen nga e keqja e luftës.

Herët këtë mëngjes u liruan 49 shtetas turq të cilët ishin mbajtur peng për tre muaj nga pjesëtarët e organizatës ISID.

Shtetasit turq menjëherë pas lirimit, rreth orës 5:00 në mëngjesit të ditës së shtunë, u transferuan në Turqi, në qytetin Shanllëurfa (Şanlıurfa), ku së pari ata i vizitoi Kryeministri Ahmet Davutollu. Pastaj të gjithë së bashku me avionin e kryeministrisë udhëtuan për në Ankara.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu me herët kishte dhënë një deklaratë për mediat, ku kishte konfirmuar se 49 shtetasit turq që mbaheshin peng nga pjesëtarët e ISID-it në qytetin irakian të Mosulit, u liruan dhe u kthyen në Turqi të shtunën në mëngjes.

Dyzet e nëntë shtetas turq – diplomatë, punonjës konsullorë dhe anëtarët e familjeve të tyre – ishin rrëmbyer nga konsullata turke në Mosul, Irak, më 11 qershor të këtij viti, një ditë pasi anëtarët e ISID kishin pushtuar qytetin e dytë më të madh të Irakut.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment