Davutollu: Procesi i zgjidhjes do të vazhdojë me vendosmëri

davutolluKryeministri Ahmet Davutollu që fjalën që mbajti sot në një miting në qytetin e Vanit tha se qeveria është e vendosur për ta çuar deri në fund procesin e zgjidhjes pavarësisht të gjitha provokimeve që bëhen.

Në fjalën që mbajti në një miting organizuar në qytetin e Vanit Kryeministri Davutollu foli për procesin e zgjidhjes.

“Pavarësisht të gjitha provokacioneve që bëhen, për inat ne vazhdojmë të themi procesi i zgjidhjes do të vazhdojë, për inat themi vëllazëri, themi paqe”, u shpreh shefi i qeverisë së Ankarasë.

Procesi i zgjidhjes nuk është një proces që ecën në mënyrë të njëanshme, cilësoi Kryeministri Davutollu duke shtuar se “ky është një proces që do të përparojë bashkë me të gjitha grupet e popullit. Këtej e tutje do të vazhdojmë të konsultohemi me të gjitha grupet e shtresat e shoqërisë. Përpara kemi një hartë rrugore, të cilën po e ndjekim me vendosmëri. Këtë hartë rrugore do ta realizojmë me vendosmëri”, theksoi Davutollu. 

Submit a comment