Davutollu në Qipro, vizita e parë jashtë shtetit si Kryeministër

DavutolluKryeministri Ahmet Davutollu po realizon në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) vizitën e tij të parë që nga marrja timonit të Ankarasë zyrtare.

Në këtë vizitë ai shoqërohet nga zv/kryeministri Bylent Arënç; ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu; ministri për Pyjet dhe Çështjet Hidrike, Vejsel Erollu; si dhe nga nënkryetari i Partisë AK, Mehmet Ali Shahin.

Shefi i qeverisë turke dhe delegacioni shoqërues u pritën me ceremoni zyrtare në Aeroportin “Ercan”.

Në fund të takimit, Erollu dhe Davutollu iu përgjigjën interesit të mediave në një konferencë të përbashkët shtypi.

Më pas, Ahmet Davutollu do të ketë takime të ndara me homologun turkoqipriot, Ozkan Jorganxhëollu dhe Kryetaren e Kuvendit të RTQV-së, Sibel Siber.

Kryeministri turk do të vizitojë gjithashtu Komandën e Forcave Paqeruajtëse dhe Varrezat e Dëshmorëve në Boazkoj; ndërsa në mbrëmje ai do të marrë pjesë në darkën zyrtare, që do të shtrohet për nder të tij nga kreu i ekzekutivit turkqipriot, Ozkan Jorganxhëollu.

Prioritet i takimeve do të jetë procesi i negociatave për zgjidhjen e problemit të Qipros, një çështje kjo me rëndësi madhore për të ardhmen e ishullit.

Turqia do të shpalosë sërish përpara opinionit publik botëror mbështetjen e saj të fuqishme për RTQV-në.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment