Davutollu: I vendosur në “procesin e zgjidhjes”

davutogluAhmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) tha se nuk do të bëjnë asnjë lëshim lidhur me vendosmërinë për ta çuar deri në fund ‘procesin e zgjidhjes/paqes’.

Rendi publik dhe procesi i zgjidhjes nuk janë alternativë e njëri-tjetrit. Qeveria do të vazhdojë të punojë me vendosmëri edhe në drejtim të sigurimit të rendit publik, edhe në ‘procesin e zgjidhjes’, u shpreh shefi i qeverisë së Ankarasë në një kongres të strukturës së partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ne do të qëndrojmë të fortë si çeliku përballë atyre që duan të shkatërrojnë rendin publik, theksoi Davutollu, por në të njëjtën mënyrë vijoi ai “do të vazhdojmë të ecim në një rrugë të vërtetë mëshire në qoftë se dikush hedh hapa në drejtim të procesit të zgjidhjes. Edhe sikur ata të shkatërrojnë, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë. Do të japë llogari cilido që prek qoftë edhe një fije floku të shtetasve tanë që jetojnë në këto toka”. 

Submit a comment