Davutoglu takim me bashkëkombasit turq në Shkup

davutogluSot në xhaminë Murat Pasha Kryeministri i Turqisë organize një takim me bashkëkombasit turq. Përpara turmës së mbledhur ai deklaroi: “Problemet tuaja janë dhe problemet tona, një thumb i ngulur në këmbët tuaja është si një shkop i ngulur në zemrat tona. Nëse nga kjo xhami e ndërtuar nga paraardhësit tanë rrëzohet qoftë dhe një guralec i vogël për botën tonë do të ishte një tërmet. Secili prej jush jeton në dinjitet në paqe dhe përfaqëson fenë në mënyrë dinjitoze. Shteti turk nuk ju ka brakstisur kurrë”. Më pas deklaroi për gazetarët e pranishëm se: Në katër muajt e fundit marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Maqedoni janë forcuar shumë. S’ka asnjë forcë që të ndajë Shkupin nga Stambolli. Këto vizita do vazhojnë më të shpeshta në vijim. Përfundoi Davutoglu.

G.F

Submit a comment