DAP bën publike 101 pozicionet e lira të punës në administratë

administratNdërsa ka bërë me dije se në total janë 257 pozicione të lira pune, Departamenti i Administratës Publike ka shfaqur në faqen e vet zyrtare 101 pozicionet për të cilat kanë nisur aplikimet. Ajo që bie në sy në njoftimet e DAP-it është se, prioritet në aplikimin për këto vende u jepet nëpunësve që aktualisht punojnë në administratën shtetërore.

Në të gjitha njoftimet për pozicionet e lira, DAP thekson se aplikimet e reja do të merren parasysh vetëm nëse ato nuk plotësohen përmes kësaj procedure. “Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive”, thekson DAP në shpalljet për vendet e reja të punës.

PËRGJIGJET
Në faqen zyrtare të DAP, aktualisht janë shpallur vetëm vendet e lira për të cilat është aplikuar në gjysmën e muajit shtator. DAP njofton se, nga data 20.09.2014, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment